Gjatë kësaj periudhe ka ndodhur 1 aksident trafiku me fatalitet, 22 aksidente me persona të lënduar dhe 21 aksidente me dëme materiale. Në kuadër të monitorimit të trafikut janë shqiptuar gjithsej 1752 tiketa, ndërsa asnjë tiketë nuk është shqiptuar në bazë të ligjit COVID-19.

Në fushën e veprimeve policore janë arrestuar 18 persona, 13 janë dërguar në mbajtje, asnjë person nuk është ndaluar policorisht, ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.