By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident të çuditshëm: Qeni aksidenton per vdekje pronarin me makinë!
November 24, 2025
Një stuhi magnetike do të godasë Tokën natën e 26 nëntorit
November 24, 2025
Rusia ftesë Kinës të ndërtojë një hekurudhë në Siberi në këmbim të metaleve të rralla të tokës
November 24, 2025
Kancelari gjerman përjashtoi mundësinë e rikthimit të Rusisë në G8
November 24, 2025
Shtëpia e Bardhë njoftoi përparim në bisedimet me Ukrainën në Gjenevë
November 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: UGSH reagon ndaj vendimit të autoriteteve kufitare greke për shpalljen e gazetarit Artan Hoxha si person i padëshirueshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > UGSH reagon ndaj vendimit të autoriteteve kufitare greke për shpalljen e gazetarit Artan Hoxha si person i padëshirueshëm
Lajme

UGSH reagon ndaj vendimit të autoriteteve kufitare greke për shpalljen e gazetarit Artan Hoxha si person i padëshirueshëm

Kosova Times
Last updated: 2025/11/24 at 12:41 PM
Kosova Times Published November 24, 2025
Share
SHARE

Greqia në mënyrë absurde ka shtuar numrin e masave të njëjta ndaj gazetarëve shqiptarë. Kërkojmë reagimin e shtetit shqiptar dhe organizatave ndërkombëtare të lirive 

Përmes një dokumenti të firmosur dhe vulosur nga autoritetet e kontrollit kufitar, në pikën e kalimit në Kakavie, gazetarit investigativ Artan Hoxha i është konfirmuar urdhri i shpalljes si person i padëshiruar në Greqi.
Arsyeja e konfirmuar në dy gjuhë, në letrën që i është dhënë gazetarit është shprehur të jetë se:
“Cënon sigurinë e brendshme të BE-së (ose të një shteti të vetëm të BE-së)”.
Asnjë sqarim tjetër specifik nuk i është komunikuar gazetarit të shpallur si person i padëshirueshëm dhe me rrezikshmëri për shtetin grek. Gazetari Hoxha nuk ka pasur dhe nuk ka qenë asnjëherë në ndjekje penale apo me probleme ligjore në këtë shtet, apo në ndonjë gjykatë të vendeve të BE.
Kjo është një masë ekstreme, por që shton numrin e gazetarëve shqiptarë të ndaluar të shkelin në teritorin e Republikës së Greqisë. Prej shumë vitesh një masë e tillë është shpallur për gazetarin e njohur Marin Mema. Sikundër njëjtë i është komunikuar urdhëri edhe Enrik Mehmetit.
Ndërkohë që kohë pas kohe gazetarë të ndryshëm janë penguar dhe mbajtur në seanca intervistimesh nga punonjës të policisë dhe shërbimeve greke në pikat kufitare dhe ato aeroportuale të shtetit fqinj, pa u dhënë arsye zyrtare të pengimit apo vonesës për kalim kufitar.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë prej vitesh ka ripërsëritur kërkesat për dhënien e arsyes zyrtare ndaj këtyre masave ekstreme ndaj gazetarëve shqiptarë.
UGSH u është drejtuar për solidaritet dhe reagime organizatave ndërkombëtare të gazetarëve si dhe institucioneve diplomatike.
Eshtë momenti që për këto raste të shtuara, Ministria jonë për Europën dhe Punët e Jashtme të kërkojë shpjegime dhe të aktivizojë mekanizmat e veta paritare, duke kërkuar shpjegime dhe mundësisht të ofrojë mbështetje për proceset e ndjekjes së çështjeve në rrugë ligjore.
UGSH shpreh dyshimin se segmente dhe individë të ekstremizmit politik dhe nacionalist në Greqi ndikojnë mbi struktura të shërbimeve dhe policisë greke për hartim listash të gazetarëve shqiptarë, që mbrojnë dhe raportojnë për të vërteta historike të shqiptarëve në Greqi dhe për afera dhe kriminalitet politik të homogjenëve grekë të shndërruar në shtetas grekë pas viteve ‘90-të.
Aktet e ndalimit dhe të shpalljes së gazetarëve si persona të rrezikshëm dhe të padëshirueshëm, nga shtete fqinje si Greqia, janë precedentë të rrezikshëm dhe sjellje kundër lirisë së qarkullimit, shprehjes së lirë dhe raportimit mediatik.

Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

You Might Also Like

Shtëpia e Bardhë njoftoi përparim në bisedimet me Ukrainën në Gjenevë

Punëtorët e RTK-së në grevë, transmetuesi publik në krizë financiare

Aksident mes dy veturave në Klinë, katër të lënduar

Policia e Prishtinës sekuestron 11 armë zjarri

UP-ja thirrje studentëve që plotësojnë kushtet, të aplikojnë për bursa

Kosova Times November 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KFOR-i uron pavarësinë

Kosova Times Kosova Times November 28, 2022
Aksidentohet autobusi me dasmorë, dhjetë të vdekur
Katie Price gati nuk shpërtheu nga bikini
Ukraina akuzon liderin e Kishës Ortodokse për qëndrime pro-ruse
Ministrat e Jashtëm të G7 premtuan të forcojnë luftën kundër evazionit të sanksioneve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?