Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se në një takim me Ramiz Lladrovcin kanë ritheksuar “pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK”.
Hamza ka theksuar se energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, të cilin e vlerëson me qeverisje të shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit të tyre për fitoren e 28 dhjetorit.
“Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës. Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit”, ka shkruar Hamza në Facebook.




