Sipas policisë, reagimi erdhi pas një ankese të qytetarit, “ku u raportua se i dyshuari e kishte kanosur atë.” Pjesëtarë të policisë, të udhëhequr nga komandanti i stacionit, nisën kërkimin e tij. Rreth orës 13:30, policia mori informatë se E.M., së bashku me një të afërm, ishte paraqitur në shtëpinë e ankuesit.

Gjatë tentimit për të larguar me një veturë të tipit “Pick-up”, E.M. “kishte shfaqur një armë zjarri (pistoletë) dhe është arratisur drejt zonës malore të fshatit Zborc.”

Fillimisht policia arrestoi M.M. (43 vjeç), i cili dyshohet se “e ka ndihmuar të dyshuarin gjatë arratisjes.” Më pas, me vendosjen e njësive policore në zona strategjike në fshatin Carralevë, “është lokalizuar dhe arrestuar edhe i dyshuari kryesor, pa u rrezikuar pjesëtarët e policisë.”

Gjatë kontrollit tek E.M. “është gjetur dhe është sekuestruar një armë zjarri me disa fishekë.”

I dyshuari ka qenë në kërkim për:

Posedim të narkotikëve nga Gjykata Themelore në Prishtinë,

Lëndim të rëndë trupor nga Gjykata Themelore në Ferizaj,

Vrasje të mbetur në tentativë, rast i hapur nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj.

Ndërsa ndaj M.M. “është iniciuar rasti ‘Ofrimi i ndihmës pas kryrje së vepres penale.’”

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, theksohet në njoftim.