Kjo u konfirmua gjatë një takimi pune, ku palët u pajtuan të vazhdojnë shkëmbimin e përvojave dhe praktikave në ndjekjen e veprave penale që lidhen me këtë fushë, njofton Prokuroria.

Delegacioni i Prokurorisë së Suedisë, i kryesuar nga prokurorja Jeanette Sprimont, u prit nga prokurorja speciale Habibe Salihi dhe ekipi i saj nga Departamenti për hetimin e Krimit të Organizuar.

Takimi u mbajt më 25 nëntor 2025 në Prishtinë dhe synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër krimit të organizuar.