Gjatë Samitit të Paqes dhe Demokracisë në Kosovë, me temën “Çrregullimi i ri botëror: dezinformimi, mosbesimi dhe shkatërrimi i normave demokratike”, Orav ka deklaruar se Kosova renditet e 40-ta nga 41 shtete në Indeksin Evropian të Edukimit Medial. Sipas tij, kjo tregon vetëdije të ulët institucionale për edukimin medial.

Ai ka deklaruar se “dezinformata, polarizimi dhe sulmet ndaj normave demokratike kërcënojnë themelet e besimit dhe angazhimit qytetar”.

“Në mbarë Evropën dhe më gjerë, dezinformimi synon të dobësojë besimin në institucione, të polarizojë shoqëritë dhe të shfrytëzojë përçarjet, dhe Kosova nuk bën përjashtim. Duke u bazuar në gjetjet e ‘hibrid.info’, dezinformata në gjuhën shqipe shpërndahet kryesisht në rrjete sociale, ndërsa ajo në gjuhën serbe më së shpeshti në media tradicionale, me narracione që shpesh lidhen me dezinformimin rus, veçanërisht në çështjet politike dhe të sigurisë. Si rezultat, hapësira informative e Kosovës mbetet e ndjeshme ndaj manipulimit dhe ndërhyrjeve”, ka thënë ai.