Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 22 aksidente me të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2027 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 21 persona, prej të cilëve 14 i ka dërguar në mbajtje.