Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka shprehur ngushëllime familjes Kasapi, për ndarjen nga jeta të djalit të tyre, këngëtarit të njohur Shpat Kasapit.
Ai ka thënë se ikja e tij e papritur ka prekur zemrat e të gjithëve, shkruan lajmi.net.
“Shpat Kasapi, me zërin e tij, me punën dhe me prezencën artistike, arriti të bashkonte publikun anembanë trojeve shqiptare dhe të krijonte një lidhje të veçantë me artdashësit. Kontributi i tij mbetet i pashlyeshëm dhe kujtimi për të do të jetojë gjatë. Në emër të Ministrisë së Kulturës dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve, bashkëpunëtorëve të tij, si dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e vlerësuan artin e tij”, ka shkruar Çeku




