“700 punonjës të RTK-së kanë kaluar dy muaj pa paga. Kjo është e papranueshme. Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe qeveria duhet të veprojnë urgjentisht për të siguruar që RTK të marrë buxhetin e saj. Ne qëndrojmë fort me kolegët tanë të RTK-së, Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës – AGK, dhe grevën e tyre të drejtë”, ka deklaruar Bellanger.

IFJ i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që menjëherë të lirojë fondet e parapara për transmetuesin publik, në mënyrë që punonjësve t’u mundësohet marrja e pagave dhe RTK të vazhdojë funksionimin normal.

Reagimi vjen në kohën kur Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ndodhet në grevë të vazhdueshme, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme nga institucionet.