By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna
November 3, 2025
Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
November 3, 2025
Arab News nis botimin në gjuhën shqipe- një hap i rëndësishëm për praninë ndërkombëtare të Kosovës
November 3, 2025
Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Durrës
November 3, 2025
Këshilltari regjional i FMN-së viziton ATK-në
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Katërshja e madhe” te Vuçiq për zgjidhjen e raporteve me Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > “Katërshja e madhe” te Vuçiq për zgjidhjen e raporteve me Kosovë
Rajon / BotëUncategorized

“Katërshja e madhe” te Vuçiq për zgjidhjen e raporteve me Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/18 at 9:42 AM
Kosova Times Published January 18, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se pas kthimit nga Davosi do të takohet me “katërshen e madhe”, dhe pikërisht pas atij takimi mund të dihet se në cilin drejtim do të lëvizin negociatat për Kosovën, si dhe çfarë do të ndodhë me formimin e Bashkësisë së Komunës Serbe. Po kush janë personat me të cilët do të takohet Vuçiq?

Barrikadat janë hequr,nga rendi i ditës për momentin dhe në tryezë është formimi i AKS-së dhe propozimi franko-gjerman, pra drafti i marrëveshjes bazë për Kosovën.

Presidenti Vuçiq ka udhëtuar sot në Davos për Forumin Ekonomik Botëror, ku do të qëndrojë tre ditë. Pas kësaj ai i kthehet temës më të dhimbshme – Kosovës.

Me këtë rast, siç ka paralajmëruar Vuçiq, në Beograd do të vijnë Big Four, përkatësisht përfaqësues të Francës, Gjermanisë, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Në fakt po flasim për ndërmjetësit në bisedimet me Prishtinën, të cilët në vitin e fundit praktikisht iu bashkuan ekipit të Miroslav Lajçakut, diplomat sllovak i ngarkuar nga Bashkimi Evropian për dialogun për Kosovën.

Pjesë e asaj “katërsheje të madhe” bën pjesë edhe Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për Ballkanin Perëndimor, i cili që nga hyrja në negociata është përfshirë veçanërisht kur bëhet fjalë për formimin e ZSO-së. Siç u spekulua, SHBA-të duhet të marrin përsipër zbatimin e kësaj pike të Marrëveshjes së Brukselit, e cila nuk është zbatuar as pas gati 10 vitesh.

Gjatë vizitave të tij të mëparshme në Beograd, Escobar u takua edhe me përfaqësues të opozitës serbe.

Edhe para se të emërohej si i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, ai ishte njohës i mirë i situatës në rajon. Mediat shkruan se ai ishte në Beograd edhe në vitin 2001, kur ishte shef i departamentit politik, menjëherë pasi ambasada amerikane rihapi ambasadën. Kur u kthye në Beograd në vitin 2019, ai u emërua zëvendës ambasador amerikan.

Në ish-Jugosllavi, nga viti 1998 deri në vitin 2001, ai ka mbajtur postin e shefit të shtabit në Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë në Banja Luka, më pas zëvendës shef i ekipit të ndërlidhjes diplomatike në Podgoricë.

Ekipit ndërmjetësues në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në shtator të vitit të kaluar iu bashkuan këshilltarët për politikë të jashtme dhe të sigurisë të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz – Emanuel Bonn dhe Jens Plettner. Vetë emërimi i tyre u interpretua si një hap drejt intensifikimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe synimit të vendeve më të fuqishme të BE-së për të përshpejtuar negociatat për Kosovën.

You Might Also Like

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje

Kosova Times January 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vrasje në tentativë në Prizren

Kosova Times Kosova Times May 17, 2024
Prishtina merr fitore të madhe në udhëtim te Drenica
Serbët e veriut e quajnë tradhtar Vuçiqin: Na shitët, nuk do ta bëjmë as Asociacionin tuaj
Blinken: Putin të mos lejohet të shkatërrojë rendin ndërkombëtar
Klopp: Mund të fitojmë në Bergamo
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?