Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se me ndërtimin e kësaj fabrike do të ngritën kapacitetet mbrojtëse të vendit.

“Në mesin e pikave të rendit te ditës kemi një më të veçantë, kërkesën për shpronësim të pronave të palujtshme ish-shoqërore të menaxhuara dhe administruara nga AKP-ja, në Gjakovë për ndërtimin e zonës industriale. Me miratimin e saj i hapim rrugë ndërtimit të frabrikës së municioneve që do t’i shërbej ushtrisë tonë dhe do t’i rris kapacitetet tona mbrojtëse. Këtë vendim e bën më të veçantë ajo që po e miratojmë në ditën e forcës”, ka deklaruar Kurti.

Në fund të vitit të ardhshëm ekzekutivi ka paraparë që të dalin municionet e para nga kjo fabrikë.

“Municionet e para do të dalin në fund të vitit 2026. Kjo zonë do të shërbej edhe për investitorët tjerë dhe do të prodhohen dronët e parë ushtarak.

Në mandatin e radhës do të investojmë mbi 1 miliard euro në mbrojtje, duke ngritur Forcës e Sigurisë së Kosovës e forcojmë edhe partneritetin me aleatë”, ka shtuar ai.

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme pritet të ndajë buxhet për pagat e Radio Televizionit të Kosovës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se mjetet do të ndahen nga kategoria e kursimeve.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në “Ditën e Hapur”, e cila mbahet me rastin e ‘Ditës së Forcës’, nga ora 09:00 deri në ora 14:00.