By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani në Boondsteel për ‘Thanksgiving’, falënderon ushtarët amerikanë për kontributin në Kosovë
November 27, 2025
Dorëzohet Lista Serbe, ftesat për seancë i dërgon me stemën e Kosovës
November 27, 2025
Bulgaria shkarkon drejtuesit rusë të degëve të Lukoil
November 27, 2025
Turqia po ndërton një shkatërrues për “Kupolen e Çelikut”
November 27, 2025
Kosova anëtare me të drejta të plota në AIB
November 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova anëtare me të drejta të plota në AIB
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova anëtare me të drejta të plota në AIB
Lajme

Kosova anëtare me të drejta të plota në AIB

Kosova Times
Last updated: 2025/11/27 at 1:52 PM
Kosova Times Published November 27, 2025
Share
SHARE

 

Në Lisbonë të Portugalisë është mbajtur Asambleja e Përgjithshme të Shoqatës e Entiteteve Lëshuese të Certifikatave të Origjinës (Association of Issuing Bodies – AIB), meqë rast është miratuar kërkesa e Zyrës së Rregullatorit për Energji për t’u bërë anëtare me të drejta të plota në këtë Shoqatë. Me këtë rast ZRrE është bërë anëtare me të drejta të plota në AIB, si pjesë e platformës evropiane për Garancitë e Origjinës.

 

Përmes një komunikate, ZRRE bën të ditur se me anëtarësimin në AIB, Kosova adopton Sistemin Evropian të Certifikatave të Energjisë (EECS), duke siguruar që Garancitë e Origjinës të lëshuara në Kosovë të njihen në të gjithë Evropën.

“Kjo rrit transparencën dhe besueshmërinë e certifikimit të energjisë së ripërtëritshme, duke mundësuar tregti ndërkufitare më efikase dhe duke hapur rrugë për investime të reja në sektorin e energjisë së ripërtëritshme. Anëtarësimi gjithashtu konfirmon përkushtimin e Kosovës për rrugën drejt tranzicionit energjetik të vendit dhe harmonizim me Acquis Communautaire të BE-së”, thuhet në komunikatë.

Sipas ZRRE-së, ky hap vjen pas një pune të gjatë të bërë nga ZRRE për funksionalizimin e platformës për lëshimin e Certifikatave të Origjinës dhe takimeve në mes të ZRRE-së dhe institucioneve suedeze, realizuar në fillim të nëntorit, ku ZRRE u njoh nga afër me menaxhimin e regjistrave të Garancive të Origjinës, zbatimin e rregullave EECS dhe mbikëqyrjen e deklarimit të energjisë elektrike.

Duke e cilësuar anëtarësimin si një arritje historike, z. Fejzullahu theksoi se ky proces forcon kapacitetet institucionale të Kosovës, rrit transparencën në certifikimin e energjisë së ripërtëritshme dhe e pozicionon Kosovën si një partner të besueshëm në tregun evropian të energjisë.

Kjo arritje u mundësua me mbështetjen e projektit “Tranzicioni i Energjisë dhe Zbutja e Ndryshimeve Klimatike” të LuxDev, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut.

You Might Also Like

Osmani në Boondsteel për ‘Thanksgiving’, falënderon ushtarët amerikanë për kontributin në Kosovë

Dorëzohet Lista Serbe, ftesat për seancë i dërgon me stemën e Kosovës

Certifikohen rezultatet e balotazhit për kryetarë komunash

Murati: Opozita bllokoi miratimin e buxhetit për tri komunat

Begaj kërkon nga Indonezia rishikimin e qëndrimit për njohjen e Kosovës

Kosova Times November 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Çitaku viziton Thaçin në Hagë, tregon çka biseduan

Kosova Times Kosova Times June 20, 2024
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e reja ruse në qytetet ukrainase
Thaçi e Krasniqi thërrasin dëshmitarë, Veseli e Selimi jo
Si mbeti Ukraina pa armë bërthamore?
Rama në Këshillin e Evropës për raportin e Dick Martyt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?