Reshjet e shiut do të jenë më të theksuara në pjesën perëndimore të vendit, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit, raporton Meteo Kosova.

Shiu i ngrirë paraqitet kur pikat e shiut bien në tokë në formë të lëngshme, por ngrijnë menjëherë pasi prekin sipërfaqe me temperatura nën zero. Kjo mund të krijojë shtresa shumë të rrëshqitshme akulli, duke rritur rrezikun në komunikacion dhe duke shkaktuar mundësi për dëmtime në infrastrukturë.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me intensitet mesatar, prej 10 deri në 33 km/h.

Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga -1°C deri në 2°C, ndërsa ato të ditës nga 1°C deri në 5°C.