Si pasojë e të shtënave, është plagosur në krah vajza e vëllait të ankuesit, një e mitur, e cila është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Mjekët kanë konfirmuar se gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe ajo është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari, pas kryerjes së veprës, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga policia. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë të tipit “pushkë 10-she” si dhe 14 fishekë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.