Sipas ankuesit, gjatë kërkimit ai ka gjetur veturën e personit të zhdukur, së bashku me disa rroba dhe telefonin e tij, pranë pendës së fshatit Livoç.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e zhdukjes.

Rasti është duke u trajtuar si person i zhdukur dhe hetimet po vazhdojnë.