By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Begaj: Të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë, bashkë drejt integrimit evropian
November 28, 2025
Dy tankerë rusë të “flotës në hije” shpërthyen në flakë në Detin e Zi pasi u goditën
November 28, 2025
Çfarë shkruanin mediat e huaja per shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë
November 28, 2025
Policia paralajmëron për e-mail-e të rreme që qarkullojnë në emër të saj
November 28, 2025
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut festojnë 28 Nëntorin
November 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë shkruanin mediat e huaja per shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çfarë shkruanin mediat e huaja per shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë
Lajme

Çfarë shkruanin mediat e huaja per shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë

Kosova Times
Last updated: 2025/11/28 at 10:02 PM
Kosova Times Published November 28, 2025
Share
SHARE

Më 28 nëntor 1912 – ditën kur Shqipëria shpalli pavarësinë – shtypi i huaj ka shkruar ne menyra te ndryshme. Ndonese nuk  kishte korrespondentë të posaçëm në Vlorë,  lajmet për Shqipërinë qarkullonin gjerësisht në gazetat e mëdha ruse për shkak të Luftës së Parë Ballkanike. Ato mbështeteshin kryesisht në depeshat diplomatike, telegrafet e agjencive europiane dhe komentet e analistëve politikë të kohës.

Me nëntor 1912 “Novoe Vremya” (Новое Время) – konservatore, një nga gazetat më të mëdha lidhur me Shqipërinë, raportonte se shqiptarët kishin shpallur pavarësinë në Vlorë nën udhëheqjen e Ismail Qemalit. Ne nje publikim te titulluar Në Vlorë u shpall pavarësia e Shqipërisë”, ajo komentonte se kjo ndodhte në kontekstin e avancimit të ushtrive serbe dhe greke, prandaj pavarësia shihej si përpjekje për të parandaluar copëtimin e tokave shqiptare. Në vijën politike të gazetës, Shqipëria shihej si “shtet tampon” në Ballkan, që lidhej me interesat e diplomacisë ruse për të ruajtur ekuilibrat mes aleatëve sllavë dhe fuqive të mëdha.

Ndersa  “Rossiya” (Россия) dhe gazetat e tjera liberale raportonin  më me simpati për faktin se shqiptarët kishin kërkuar autonomi prej vitesh dhe se shpallja e pavarësisë ishte e pritshme. Theksonin se Evropa do të duhej ta njihte pavarësinë, por se shteti i ri ishte i rrezikuar nga pretendimet territoriale të Serbisë dhe Greqisë.

Disa artikuj shprehën pikëpamjet e  Russisë: mbështetjen për aleatët sllavë, por edhe nevojën për stabilitet.

E perditshmja  “Sankt-Peterburgskie Vedomosti” (Санкт-Петербургские ведомости) gazetë e rëndësishme me profil informativ, me 27–29 nëntor 1912  ne nje artikull “Ngjarje të reja në Gadishullin Ballkanik — Shqipëria shpall pavarësinë”, raportonte lajmin se “në qytetin e Vlorës është ngritur flamuri shqiptar”, duke theksuar se Ismail Qemali kishte formuar një qeveri të përkohshme. Jepeshin të dhëna rreth përbërjes etnike të Shqipërisë dhe përmendej se “vendimi shqiptar reflekton frikën nga pushtimet serbe në veri dhe greke në jug”.

E perditshmja Rec  “Речь”, e 30 nëntor 1912 ne nje publikim te titulluar “Një komb i harruar më në fund flet me zërin e vet” theksonte: “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë nuk është befasuese. Populli shqiptar ka kërkuar autonomi që prej dhjetëra vitesh dhe nuk ka ndalur së luftuari kundër sundimit të huaj. Europa duhet të pranojë këtë hap legjitim. Megjithatë, rreziku i konfliktit me Serbinë dhe Greqinë është i dukshëm.”

Kurse gazetat më të vogla, me ngjyrim pansllavist, e paraqisnin pavarësinë ssi ngjarje që komplikonte interesat e Serbisë dhe shpesh e minimizonin kapacitetin e shqiptarëve për të ngritur një shtet të qëndrueshëm, në përputhje me narrativën pro-serbe.

Nje tjeter gazete“Birshevye Vedomosti” (Биржевые ведомости) – gazete financiare, interesohej më shumë për pasojat tregtare: portet e Vlorës dhe Durrësit, rolin e tyre në tregtinë adriatike. Shkruante se pavarësia “mund të hapë rrugë për investime italiane”.

Në perëndim ndryshe shihej pavarësia e Shqiperise. Keshtu shtypi francez (sidomos “Le Temps”) e përshkroi si akt të drejtë të një kombi të lashtë. Shpesh e paraqiti Ismail Qemalin si figurë evropianiste. Francezët kritikuan Serbinë për pretendimet territoriale.

Kurse londinezja “The Times” e mbajti tonin më neutral. Interesohej më shumë për sigurinë e rrugëve detare dhe ekuilibrin në Adriatik. E konsideronte Shqipërinë një “shtet të domosdoshëm për stabilitetin e rajonit”.

Mediet austro0hungareze ishin ato  që e mbështeten  më fuqishëm pavarësinë shqiptare. Shtypi i Vjenës e quajti atë “domosdoshmëri strategjike për të ndalur Serbinë”. Gazetat austro-hungareze ishin më entuziaste se të gjitha të tjerat./kosovatimes

 

You Might Also Like

Begaj: Të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë, bashkë drejt integrimit evropian

Policia paralajmëron për e-mail-e të rreme që qarkullojnë në emër të saj

Kamberi: Zemrat tona rrahin më fort për lirinë

Zbulohet shtatorja e Tahir Sinanit në qytetin e Prizrenit

Në ditën e flamurit kombëtar në Orllan ngritet obelisku me emrat luftëtarëve të lirisë

Kosova Times November 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një dron ukrainas i aftë për të arritur në Moskë iu demonstrua me sukses Zaluzhny

Kosova Times Kosova Times June 21, 2023
Rashiti: BE-ja të mos hezitojë, Kosova dhe Serbia kanë thënë ‘po’
Konkurs për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake të ShBA-së “WEST POINT”
City e fiton derbin e Manchester
Merret vendim për transferet nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?