Në një postim në rrjetet sociale, ai e cilësoi këtë datë si ditën kur “u ndez përjetësisht drita e lirisë shqiptare”.

Kamberi theksoi se kjo festë përfaqëson lidhjen mes së kaluarës heroike dhe aspiratave për të ardhmen. “Sot zemrat tona rrahin më fort, sepse kujtojmë ditën kur e shkuara jonë heroike takon të ardhmen. Flamuri kuqezi na kujton se jemi një komb me shpirt të madh, të kaluar në sakrifica të shumta, por me krenari të pathyer,” shkroi ai.

Deputeti shqiptar uroi që flamuri kuqezi të valojë kudo ku jetojnë shqiptarët, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe dinjitetit për ndërtimin e një të ardhme më të mirë për brezat e rinj.

“Të valojë flamuri ynë i shenjtë në çdo shtëpi, në çdo zemër dhe në çdo cep të botës ku jetojnë shqiptarët. Me unitet dhe dinjitet mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë,” përfundoi Kamberi.