By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo linjë ajrore do të lançojë Wi-Fi falas në të gjitha fluturimet evropiane duke filluar nga ky muaj
January 31, 2026
Napoleoni i shijshëm: Një recetë e preferuar polakë me krem
January 31, 2026
Këto gjoksa pule janë shumë lëngshme, një zgjedhje perfekte për drekë dhe kanë më shumë se 250 gramë proteina
January 31, 2026
Brokoli i pjekur me limon dhe djathë parmixhano
January 31, 2026
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov UÇK-së dhe vetëbesimit popullor
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Republika triumfoi përballë grupeve ekstremiste serbo-ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Republika triumfoi përballë grupeve ekstremiste serbo-ruse
Lajme

Kurti: Republika triumfoi përballë grupeve ekstremiste serbo-ruse

Kosova Times
Last updated: 2025/11/29 at 11:37 PM
Kosova Times Published November 29, 2025
Share
SHARE

Shteti dhe Republika triumfuan përballë grupeve ekstremiste dhe terroriste që mbështetjen e financimin e gjejnë te Beogradi zyrtar, e inspirimin dhe metodat i gjejnë te Rusia. Kështu vlerësoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, teksa ka kujtuar sot njëvjetorin e sulmit terrorist ndaj akuaduktit të Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut, një prej më të rëndëve ndaj infrastrukturës kritike të vendit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti ka rikujtuar se akuadukti ishte goditur me eksploziv më 27 nëntor të vitit të kaluar, rreth orës 19:00, duke rrezikuar furnizimin me ujë të një zinxhiri komunash dhe funksionimin e Termocentralit “Kosova B”.

Ai ka thënë se objektivi i sulmuesve ishte krijimi i një krize të gjerë, përfshirë uljen drastike të kapaciteteve prodhuese të energjisë, ndërprerjen e shërbimeve të ngrohtores qendrore në kryeqytet dhe dëmtimin e rëndë të infrastrukturës telekomunikuese.

“Reagimi institucional ishte i menjëhershëm dhe kritik në parandalimin e pasojave katastrofike që kishte për qëllim sulmi: uljen për 60% të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, ndërprerjen e furnizimit me ujë për komunën e Mitrovicës, Skenderajt, Drenasit, Vushtrrisë, Fushë Kosovës dhe gjysmës së Prishtinës, ndërprerjen e shërbimeve të ngrohtores qendrore në kryeqytet dhe përgjysmimin e kapaciteteve telekomunikuese në vend si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në stacionet bazë. Veprimet profesionale dhe të suksesshme të institucioneve siguruan që, përkundër dëmit fizik dhe përgjatë gjithë procesit të riparimit, të ketë rrjedhje të mjaftueshme të ujit për ftohjen e termoelektranave dhe mirëmbajtjen e prodhimit të energjisë elektrike, si dhe furnizim me ujë të pijshëm për banorët e komunave të prekura”, ka shkruar Kurti.

Ai rikujtoi se në afat rekord prej vetëm një muaji akuadukti i dëmtuar u rindërtua dhe rrjedha e ujit bashkë me sistemin u rikthyen në kapacitete të plota operative.

“Përgjigjja jonë dëshmoi aftësinë e lartë reaguese të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve shtetërore. Pas bastisjeve në veri të Kosovës, në lidhje me këtë sulm, ishin konfiskuar armë, uniforma dhe pajisje të ndryshme, si dhe ishin gjetur emblema ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë. Edhe sot, ato janë dëshmi të qarta për përfshirjen e grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, me lidhje të forta në Serbi, që synim e kanë destabilizimin e vendit tonë dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon”, ka nënvizuar Kurti.

You Might Also Like

Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov UÇK-së dhe vetëbesimit popullor

Osmani e Kurti bëjnë homazhe për Zahir Pajazitin dhe bashkëluftëtarët në 29-vjetorin e rënies

Arrestohen dy persona, sekuestrohen mbi 9 kg drogë

29 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës

Profesori universitar thotë se është propozuar për president të Kosovës

Kosova Times November 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusët tërhoqën nga bankat një sasi rekord monedhe që nga mobilizimi

Kosova Times Kosova Times May 12, 2023
Ferizaj fiton në Gjakovë, Kastrioti në Samadrexhë
“Dita e Miqësisë”, rrugëtim në tre shtete
Oda e Hotelerisë: Priten të mbyllen 30% e bizneseve, për shkak të gjendjes së rënduar
Ambasada e Italisë u shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të dy viktimave në Pejë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?