By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zaluzhny, parashikoi një ngrirje të luftës me Rusinë dhe propozoi vendosjen e armëve bërthamore në Ukrainë
November 30, 2025
Pesë persona janë arrestuar në Afrikën e Jugut në lidhje me një rast që përfshin rekrutimin për të luftuar në ushtrinë ruse
November 30, 2025
India dëshiron të blejë avionë luftarakë të fuqishëm rusë
November 30, 2025
Alarmante: Trendi i migrimit ne rritje ndersa rreth 1500 foshnje më pak këtë vit
November 30, 2025
Nesër betimi i kryetarit e këshilltarëve komunal të Podujevës
November 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ‘Punë në të zezë’, më së shumti në ndërtimtari e gastronomi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > ‘Punë në të zezë’, më së shumti në ndërtimtari e gastronomi
Ekonomi

‘Punë në të zezë’, më së shumti në ndërtimtari e gastronomi

Kosova Times
Last updated: 2025/11/30 at 9:49 PM
Kosova Times Published November 30, 2025
Share
SHARE

Me qindra e mijëra punëtorë në Kosovë vazhdojnë të punojnë pa kontrata pune, pa sigurime e pa mbrojtje ligjore. Kjo dukuri ndryshe njihet si “punë në të zezë”, e që me vite të tëra është një nga sfidat më të mëdha për vendin. Statistikat e Administratës Tatimore të Kosovës thonë se nga viti i kaluar deri në tetor të këtij viti janë evidentuar rreth 3 mijë punëtorë që nuk kanë qenë të deklaruar nga bizneset.

 

“Numri i punëtorëve të regjistruar nga kontrollet përmbushëse dhe aktivitetet për periudhën janar-tetor/2024 është 2088, ndërsa gjatë periudhës janar-tetor/2025 është 833. Në këtë numër nuk përfshihen vetëm punëtorët që kanë punuar të padeklaruar, por edhe punëtorët që së fundi kanë filluar punën”, tha ATK-ja.

Sektorët ku është vërejtur më së shumti informaliteti, sipas ATK-së, janë ata të tregtisë me pakicë dhe shërbimet, ndërtimtaria, sektori i gastronomisë si dhe shërbimet individuale.

Nga ATK thonë se për ta luftuar ekonominë joformale kanë organizuar fushata të edukimit dhe informimit, takime dhe trajnime, kanë bashkëpunuar me policinë e Inspektoratin e Punës e po ashtu kanë ndërmarrë veprime tjera.

Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, nënvizojnë nevojën e ndryshimeve në vetë Ligjin e Punës.

” Në Ligjin e Punës në momentin që i bën 65 vjeç, ti duhet të dalësh krejt nga tregu. Në fakt ti ndoshta je në gjendje krejt të mirë shëndetësore dhe psikike dhe mund të vazhdosh të kontribuosh. Sot shihi në shumë institucione, pjesa dërmuese e rojeve janë, nëse jo 65, janë afër pensionimit, s’ka më roje të reja. Nëse sheh shumë vende punëtorët që kryejnë punë, tashmë disa punë që janë më të lehta, pjesa dërrmuese e tyre janë që janë të moshës më të shtyrë”, tha Kushtrim Ahmeti, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë

Megjithëkëtë, keqpërdorimet  bëhen edhe në kurriz të moshave të reja. E njohës të fushës vënë në pah se informaliteti ka ndikim negativ në ekonominë e vendit.

“Së pari është më pak buxhet në buxhetin e Kosovës që nënkupton më pak investime kapitale ose cilësi të shërbimeve. Së dyti rritë konkurrencën jo lojale në treg, për pasojë një pjesë e produkteve shiten në mënyrë të padeklaruara dhe fitimin e kanë jo formal”, tha Ismet Mulaj, njohës i ekonomisë.

Mbi 100 biznese funksionale po ashtu që nga viti i kaluar janë evidentuar nga ATK si biznese të paregjistruara.

You Might Also Like

“Qyteti i çmendur” që vendosi të jetojë pa lëndë djegëse fosile: Një pionier evropian ku qytetarët marrin frymë thellë mes gjelbërimit

Recetë për një biftek viçi aq të butë sa të shpërbëhet në gojë

Ky është shoqërimi perfekt për patatet e ëmbla të pjekura në furrë

Pak para afatit, LVV dorëzon koalicionin në KQZ

Kek me liker kafeje dhe çokollatë

Kosova Times November 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Agron Kuka zgjidhet anëtar i Bordit të EJU, një tjetër sukses për xhudon kosovare

Kosova Times Kosova Times November 23, 2024
Amerikani i pret kokën babait të tij, publikon videon. “Ai donte të më ndalonte të isha Trumpi i ri”
Votimet në Hungari, test për masat e Orbanit për “sovranitetin”
Epoka e Piolit te Milani drejt fundit, vjen Conte?
Përgjatë kufirit Ukrainë-Bjellorusi: Një luftë nervash dhe dronësh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?