Cikloni tropikal Senyar shkaktoi rrëshqitje katastrofike të dheut, duke rrënuar shumë shtëpi dhe duke përmbytur mijëra ndërtesa.
Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në tre vende të Azisë Juglindore po rritet. Indonezia, Malajzia dhe Tailanda po vuajnë shkatërrime të gjera pas një stuhie të rrallë tropikale të formuar në Ngushticën Malaje, një ngushticë që ndan ishullin indonezian të Sumatrës nga dy vendet e tjera, duke sjellë një javë me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta. Më shumë se 4 milionë njerëz janë prekur nga stuhia – gati tre milionë në Tailandën jugore dhe 1.1 milion në Indonezinë perëndimore.
CNN raporton se më shumë se 900 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë ende të zhdukur. Vetëm në ishullin e Sumatrës, sipas BBC-së , kanë vdekur më shumë se 440 persona . Cikloni tropikal Senyar shkaktoi rrëshqitje katastrofike të dheut, rrëmbeu shumë shtëpi dhe përmbyti mijëra ndërtesa.
Kampe evakuimi janë ngritur në 20 distrikte dhe qytete, duke përfshirë 96 lokacione në qytetin Lhokseumawe. Dyqanet po mbarojnë furnizimet, ndërsa disa banorë kanë raportuar se fëmijët po pinë ujin e mbledhur të shiut, sipas një raporti të BBC-së.
Për shkak të situatës së krijuar, autoritetet indoneziane janë gjithashtu nën sulm, të cilat kritikët i akuzojnë për përgatitje dhe zbatim të dobët të ndihmës.
Pothuajse 300,000 njerëz u zhvendosën nga përmbytjet…



















