By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku akuzon LVV për përpjekje të manipulimit të votave të diasporës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku akuzon LVV për përpjekje të manipulimit të votave të diasporës
Lajme

Abdixhiku akuzon LVV për përpjekje të manipulimit të votave të diasporës

Kosova Times
Last updated: 2025/12/01 at 11:38 AM
Kosova Times Published December 1, 2025
Share
SHARE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas sulmeve nga VV-ja. Ai ka thënë se partia e Albin Kurtit po synon të manipulojë me votat e diasporës.

 

Në një reagim pas kritikave që LDK-ja ka marrë, kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje, Abdixhiku e ka akuzuar LVV-në, se po përpiqet në çdo mënyrë të ndërtojë një sistem të vjedhjes së votave.

“Paskan reaguar i madh e i vogël në sektin e Vetëvendosjes. Natyrisht me mashtrim, pa fakte, me propagandë, siç dinë vetë ata. Mashtrimi u është bërë mendësi sot. E vërteta është se, që nga caktimi i datës së zgjedhjeve e deri më sot, po provohet nga Vetëvendosja në çdo mënyrë të ndërtohet një sistem i manipulimit të votave. I vjedhjes së tyre, për ta thënë thjesht”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se votimi në vende ku nuk ka shtet, nuk ka kontroll.

“Pastaj provuan të votojnë në depo mallrash, salla dasmash e restorante; pra, jashtë ambasadave e konsullatave, siç e thotë ligji. Votime në vende ku nuk ka shtet, nuk ka kontroll, nuk ka monitorim. PZAP-i, natyrisht, siç e thotë ligji, nuk e lejoi. Dhe ja ku jemi sot: panik, sulme, ulërima, histeri politike”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas tij, LVV-ja i ka ndërmarrë disa veprime pasi është e pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale.

“Njëherë provuan ta kthejnë sistemin e vjetër të votimit me email – atë ku një militant, para televizorit, mbushte qindra e qindra fletëvotime vetë. Merreni me mend: në Kosovë kalojmë në dhjetëra hapa sigurie para se një fletëvotim të pranohet e të numërohet; këta, të pakënaqur nga rezultati i fundit lokal, donin t’i kthenin kohët e vjetra të votimeve e manipulimeve masive. Rastet e tilla janë ende të deponuara në hetuesi e prokurori. KQZ-ja natyrisht nuk e lejoi. Drejtësia dhe ligji qëndruan”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas tij, diaspora e ka shumë të lehtë të votojë.

“E vërteta është e thjeshtë: mërgata kurrë më lehtë nuk e ka pasur votimin. Përveç se zgjedhjet janë në fundvit, kur secili mund të jetë në atdhe, secili bashkatdhetar që nuk vjen këndej mund të votojë në konsulatë e ambasadë të Republikës – shtetit tonë. Mund të votojnë edhe me postë; secili në emrin e vet, me fletëvotim jo të printuar, por të pranuar nga shteti i vet. E di se do ta bëjnë. LDK-ja po punon çdo ditë me ta. Regjistrohuni dhe ejani e votoni masivisht në Kosovë. Ne jemi të qetë!”, ka shkruar kreu i LDK-së.

You Might Also Like

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë

Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi

Kapen në flagrancë pesë hajna duke tentuar të vjedhin një argjendari

Të shtëna me armë në Mitrovicë, lëndohet një person e arrestohet i dyshuari

Kosova Times December 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Rrihen mes vete babë e bir në Kaçanik

Kosova Times Kosova Times January 26, 2024
Të paktën 326 persona të vrarë nga protestat në Iran, 43 fëmijë
Scholz: Të normalizohen marrëdhëniet dhe të zbatohen marrëveshjet
Petkoviq bisedon me serbët nga veriu i Kosovës për zgjedhjet e Serbisë
Bajrami kundër Golajt: më 9 shkurt, populli do t’ua tregojë vendin për shpifje dhe mashtrime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?