By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia në Prishtinë shqiptoi mbi 4600 gjoba trafiku gjatë janarit
February 2, 2026
Zbulohen dy kilogramë kokainë në pikën kufitare në Merdare
February 2, 2026
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 125 raste të reja me HIV në Shqipëri gjatë vitit 2025
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 125 raste të reja me HIV në Shqipëri gjatë vitit 2025
Lajme

125 raste të reja me HIV në Shqipëri gjatë vitit 2025

Kosova Times
Last updated: 2025/12/01 at 2:21 PM
Kosova Times Published December 1, 2025
Share
SHARE

Rastet e reja me HIV vijojnë të shfaqen çdo vit në vendin tonë, duke e bërë gjithnjë e më të domosdoshme rritjen e ndërgjegjësimit, parandalimit dhe aksesit në trajtim, në përputhje me mesazhin global të Ditës Botërore të AIDS-it.

Të dhënat e fundit të raportuara nga Instituti i Shëndetit Publik, tregojnë se gjatë vitit 2025, në Shqipëri, janë diagnostikuar 125 raste të reja me HIV, ndërsa numri total i rasteve të evidentuara nga viti 1993 deri në tetor 2025 ka arritur në 1,973. Prevalenca e infeksionit në nivel kombëtar vlerësohet në 0.08%, ndërsa incidenca për vitin 2025 është 5.3 raste për 100 mijë banorë.

Shifrat tregojnë se transmetimi seksual vazhdon të mbetet rruga kryesore e infektimit, duke përfaqësuar 72.6% të rasteve, ku pjesa më e madhe është transmetim heteroseksual. Ndërsa rastet e transmetimit nga nëna te fëmija, përmes gjakut apo përdorimit të drogave me injektim kanë mbetur në nivele shumë të ulëta.

Sipas shpërndarjes sipas grupmoshave, infeksioni është më i përhapur tek personat 35–44 vjeç (27.8%) dhe 25–34 vjeç (26.9%), ndërsa raporti gjinor mbetet i pabarabartë: në vitin 2025 janë regjistruar 98 raste tek meshkujt dhe 27 tek femrat, me një raport 3.5 : 1.

Në kuadër të Ditës Botërore të AIDS-it, e cila këtë vit mbahet nën moton “Të kapërcejmë pengesat drejt një përgjigje të re ndaj HIV/AIDS”, theksohet se pavarësisht përparimit të bërë globalisht, HIV/AIDS mbetet një sfidë e rëndësishme shëndetësore. Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se në vitin 2024 rreth 1.3 milionë persona u infektuan me HIV dhe 630 mijë humbën jetën nga shkaqe të lidhura me AIDS-in.

Ekspertët nënvizojnë rëndësinë e masave parandaluese, testimit të hershëm dhe trajtimit të vazhduar. Testimi për HIV në vendin tonë është falas, konfidencial dhe i aksesueshëm, ndërsa trajtimi ofrohet pa pagesë në Shërbimin Infektiv dhe Pediatrinë Infektive në QSUT. Autoritetet shëndetësore rikujtojnë se përdorimi i prezervativit, testimi pas çdo kontakti të pambrojtur, kujdesi ndaj mjeteve të injektimit dhe informacioni i saktë mbeten armët kryesore për parandalimin.

Stigma dhe diskriminimi vijojnë të jenë barriera të rëndësishme që pengojnë testimin dhe trajtimin.

Në këtë ditë simbolike, institucionet shëndetësore apelojnë për më shumë ndërgjegjësim, respekt dhe mbështetje për personat që jetojnë me HIV, me synimin e përbashkët për t’i dhënë fund epidemisë deri në vitin 2030.

You Might Also Like

Zbulohen dy kilogramë kokainë në pikën kufitare në Merdare

Vushtrria mbështet marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ të 17 shkurtit

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen `Epstein`

Kosova Times December 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hoti: Kushtetuesja duhet t’i zgjidhë problemet politike që i krijoi vetë

Kosova Times Kosova Times July 29, 2025
Moti sot me vranësira të shpërndara
Konjufca: Kosova e palëkundur në përpjekjet për integrim evropian, demokraci dhe barazi
Protestë para Kuvendit, qytetarët kërkojnë fundin e ngërçit politik
Iran: Brenda burgut famëkeq Evin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?