Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në pothuajse të gjithë vendin, ndërsa në male shtrëngata të izoluara.
Në majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët, në formën e flokëve të borës.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/sek, me valëzimin në det të forcës 1-3 ballë./atsh
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 3/13 | Diell re shi |
| Kukës | 1/8 | Diell re shi |
| Lezhë | 4/12 | Diell re shi |
| Dibër | 2/7 | Diell re shi |
| Durrës | 8/15 | Diell re shi |
| Tiranë | 9/19 | Diell re shi |
| Elbasan | 6/17 | Diell re shi |
| Berat | 4/18 | Diell re shi |
| Vlorë | 7/15 | Diell re shi |
| Korçë | 2/11 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 4/15 | Diell re shi |
| Sarandë | 7/17 | Diell re shi |




