“Nga ky zhvillim i hovshëm që po fiton përhapja propagandën me pretekstin për ruajtjen e sigurisë kombëtare, e shpeshherë duke u thirrur në politikat e migracionit. Në saje të këtij narracioni, ka rritje të gjithmbarshme të së djathtës ekstreme, që në thelb debatin publik e zhvillon përmes gërshetimit me një temë tjetër, që është anatemimi i migracionit, duke e përshkruar këtë fenomen si thelbin e stagnimit, e stagnimit ekonomik. Këto janë disa nga sfidat e globalizmit që po vazhdojnë më tej të tundin korpusin e të drejtave të njeriut”, tha Basha.

Basha vlerësoi se Institucioni i Avokatit të Popullit, ka luajtur rol të rëndësishëm në Kosovë.