By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sallahu: Çdo rekomandim i Komisionit të Venecias të trajtohet me kujdes
December 2, 2025
OJQ-të: Veprimet e disa anëtarëve të KPK kërcënojnë reformën prokuroriale
December 2, 2025
Turisti ukrainas dënohet me 25 vjet burg për vrasjen e një grabitësi në Turqi
December 2, 2025
Policia e Kosovës pajiset me 41 vetura të reja patrulluese
December 2, 2025
Aktakuzë ndaj nëntë personave për laborator droge në Prizren
December 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish-ushtari i UÇK-së: S’kam asgjë me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ish-ushtari i UÇK-së: S’kam asgjë me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin
Lajme

Ish-ushtari i UÇK-së: S’kam asgjë me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Kosova Times
Last updated: 2025/12/02 at 11:09 AM
Kosova Times Published December 2, 2025
Share
SHARE

Dëshmitari i 62-të i Prokurorisë, i cili dëshmoi me masa mbrojtëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka thënë në Hagë se i vjen keq që të katër të akuzuarit ndodhen aty dhe se ai nuk ka asgjë me ata.

 

“S’di pse po zgjatni pyetjen. Ma bëri pyetjen ai tjetri. Unë me Kadri Veselin nuk kam kurrgjë. E respektoj. Kam respekt për të. Më vjen keq që ndodhet aty.. Ky s’ka bë kurrgjë. Po i bini shkurt. Nuk kam të bëj kurrgjë as me Kadri Veselin, as me Hashim Thaçin, as me Jakup Krasniqin, as me Rexhep Selimin. Unë kam të bëj [Redaktuar]. Edhe këta [redaktuar] t’i pyesësh e gjykojnë”, kishte thënë ky dëshmitar, dëshmia e të cilit u bë publike me disa pjesë që janë konsiderueshëm të redaktuara.

Dëshmitari ka thënë se e di se ka qenë Krasniqi zëdhënës i UÇK-së, por që nuk e ka takuar asnjëherë gjatë luftës, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, gjatë seancës në të cilën dëshmoi ky dëshmitar, u tha se ai u arrestua dhe u keqtrajtua nga anëtarët e UÇK-së për një periudhë trejavore, e që si pasojë e keqtrajtimit pati edhe lëndime serioze.

Këtij dëshmitari i ishte ofruar mundësia që t’i heq masat mbrojtëse por ai kishte refuzuar.

Dhomën ku është mbajtur i ndaluar, ky dëshmitar e përshkruan si një dhomë e shtruar me beton.

“Dhoma ka qenë 5X5, e shtrume me beton. Aty kam qëndru. Dhe pas tri javëve më kanë dërguar në [redaktuar]. Jam liru për tri ditë atje. Nuk kam qenë i burgosur në [redaktuar] . Kam nejt me ushtarë”, ka thënë dëshmitari.

Dhoma ku qëndronte, sipas dëshmitarit, ishte me dry dhe kishte persona që i bënin roje. Veç kësaj, ai ka pohuar se dhoma kishte dritare ku mund të shihej roja i armatosur.

Gjatë kohës sa ka qenë i ndaluar, dëshmitari mohoi së është dërguar përpara ndonjë gjykatësi ose është njoftuar për akuzat që rëndojnë mbi të. Kishte thënë se një person- emri i të cilit është i redaktuar, ia kërkoi Shtabit të Përgjithshëm lirimin e tij.

Ndërsa, sipas asaj dëshmie që është riklasifikuar si publike, dëshmitari ka pohuar se edhe vetë ka qenë pjesë e UÇK-së për më shumë se një vit dhe se iu bashkua sërish kësaj organizate kur u lirua.

Ndonëse shumë prej deklaratave të dëshmitarit nuk kuptohen për shkak të redaktimeve, ai me një rast thotë se atë nuk e ka rrahur Shtabi i Përgjithshëm. Veç kësaj, ai ka mohuar se e njeh dikë nga Shtabi i Përgjithshëm

Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq: Ju nuk njihni askënd që ka qenë pjesë e Shtabit të  Përgjithshëm, apo jo, dëshmitar?

Dëshmitari: Jo, jo.

Në vendin e dytë kur u dërgua, dëshmitari tha se ka qëndruar me ushtarë dhe u trajtua ngjashëm si ushtarët e tjerë. Ai ka mohuar se është mbajtur me të burgosurit, dhe është përgjigjur pozitivisht kur u pyet nëse ka pasur liri të lëvizjes.

Madje, ky dëshmitar ka mohuar se është marrë në pyetje si i dyshuar për bashkëpunim me armikun gjatë qëndrimit në këtë vendin e dytë. Për dikë, ai kishte thënë se nuk i respektonte urdhrat dhe se nuk u përgjigjte as në radio-lidhje.

Duke folur për lëndimet, dëshmitari ka mohuar se ka vizituar ndonjë mjek, duke thënë se ishte i ri dhe i përballonte.

“S’kishte nevojë. Unë isha i ri i përballoja të gjitha”, ka thënë dëshmitari.

Po ashtu, ai i kishte thënë avokatit se pse e pyet për lëndimet dhe pasojat e mëpastajshme ndërkohë që mund ta shikojë raportin mjekësor.

“Jo, nuk kam thënë se kam pas dhimbje. Mbasandej tani kur m’u kanë shfaq dhimbjet, që nuk kam duru dhe kam bë operacion. E keni letrën e mjekut, pse më pyetni mua”, ka thënë dëshmitari.

Përveç kësaj, dëshmitari ka mohuar se ka pasur Polici Ushtarake. Ai ka shtuar se në zonën e tij kanë pasur një njësi të posaçme që u quajt speciale, e cila ka reaguar e para ndaj ndonjë sulmi nga serbët. Ndërsa, se kush merrej me ata që konsideroheshin s’i spiunë, dëshmitari tha se nuk e dinte.

Gjyqtari Christoph Barthe: A mendoni ende edhe sot e kësaj dite që nuk ka pasur Polici Ushtarake [Redaktuar] dhe se askush nuk është arrestuar dhe askush nuk është marrë në pyetje [Redaktuar] i qëndroni kësaj pjese të deklaratës suaj?

Dëshmitari: Po, po!

Gjyqtari Barthe: Po me bashkëpunëtorët apo me spiunët?

Dëshmitari: Nuk e di. kush merrej.

Dëshmitari kishte thënë se UÇK-ja ishte ushtri vullnetare në të cilën mund të kyçeshe dhe të largoheshe kur të duash. Madje, ai ka pohuar se ka pasur raste kur ushtarët janë larguar edhe nga beteja.

“Po, ne nuk kemi pas kazerma. Kjo u kanë ushtri vullnetare. Nuk të ka detyru kërrkush të shkosh ushtar, vetëm vullneti yt. Në qoftë se ke dezertuar, atëherë quhesh dezertor. Jo tradhtar, dezertor”, ka thënë dëshmitari.

Dezertimi, sipas dëshmitarit, ishte i ndaluar por që nuk mund të të ndalonte askush që ta bëje.

“Ishte i ndaluar, po kush dojke me ik s’mund ta ndalshe”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk e di nëse dikush është ndëshkuar për një gjë të tillë.

Ai theksoi se e ndaluar ishte të vidhje, plaçkisje e të ndaloje civilë, duke shtuar se këtë ia tha komandanti i tij.

Gjyqtari Barthe: A e dini që nuk lejohej që të dilnit, siç e thashë, domethënë, që të vidhje ose që të ngacmoje civilë, të kryeje krime, të plaçkisje, të merrje njerëz, të rrëmbeje njerëz, të vrisje njerëz në UÇK, a e dije ti këtë gjë? Këto gjëra a i dije ti në atë kohë?

Dëshmitari:  Po. Ka qenë e ndaluar. Ma ka thënë komandanti im. Këto janë senet e ndaluara.

Gjatë fundit të dëshmisë së tij, duke u rikthyer tek tema e ndalimit të tij, dëshmitari ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm nuk ka dhënë urdhër që ai të ndalohej.

“Jo, Shtabi i Përgjithshëm s’ka dhënë urdhër me më ndalu mu”, ka thënë dëshmitari.

Për një person, dëshmitari tha se nuk është e vërtetë që si pjesë e Policës Ushtarake- e cila sipas tij nuk ka ekzistuar në zonën e tij, të ketë dhënë urdhra për arrestime. Madje, për një nga dëshmitarët, dëshmitari thotë se ka gënjyer shumë.

Gjyqtari Guénaël Mettraux: A jeni në dijeni të pretendimeve  [redaktuar] ka dhënë urdhra për Policinë Ushtarake në verën e vitit 1999 për të arrestuar ndërmjet të tjerëve [redaktuar]. A jeni në dijeni të kësaj gjëje, dëshmitar?

Dëshmitari: Nuk është e vërtetë. Kjo është shpifje.

Gjyqtari Mettraux: Dhe sipas jush, nuk mund të ketë ngjarë kjo gjë sepse nuk kishte as Polici Ushtarake, nuk kishte as të ndaluar dhe nuk kishte as ambiente ku mbaheshin personat të ndaluar, kështu? [redaktuar] ose në zonat përreth është kështu?

Dëshmitari: Kjo është kështu, ky dëshmitari i dytë [redaktuar] ka rrejt shumë. Nuk është e vërtetë.

Në fund të dëshmisë së tij, ky dëshmitar kishte thënë “Faleminderit prej juve shumë. Dhe çlirimtarëve ju uroj lirim ma të shpejtë”.

Ndryshe, mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.

Kurse, më 30 shtator nisi dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Covey e përfundoi dëshminë më 2 tetor.

Më pas, ish-diplomati amerikan Christopher Hill filloi dëshminë më 10 nëntor 2025 dhe vazhdoi edhe më 11 nëntor 2025 dhe 12 nëntor 2025. E ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee dëshmoi më 12 dhe 13 nëntor 2025. Ndërsa, më 17 nëntor e filloi dëshminë Wesley Clark i cili e përfundoi më pas më 18 nëntor 2025.

Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg.

DhSK-ja kishte bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./Betimi për Drejtësi

You Might Also Like

OJQ-të: Veprimet e disa anëtarëve të KPK kërcënojnë reformën prokuroriale

Policia e Kosovës pajiset me 41 vetura të reja patrulluese

Aktakuzë ndaj nëntë personave për laborator droge në Prizren

Haradinaj mobilizon hisen e vetë në diasporë për zgjedhjet e 28 tetorit

Haradinaj në ditëlindjen e Ibrahim Rugovës: Bashkë i zhdukëm ndasitë

Kosova Times December 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Profesorë e studentë të UP-së vizitojnë Ambasadën e Kosovës në Jerusalem

Kosova Times Kosova Times October 28, 2025
Zelensky: Nevojiten më shumë ushtarë dhe pajisje për ta ndalur ofensivën ruse
“Zemrat tona me popullin turk”, liderët botërorë mesazhe ngushëllimi për Turqinë, ofrojnë ndihmë
Mbahen homazhe pranë memorialit “Heroinat”
“Jam ende gjallë”– Papa Françesku lirohet nga spitali
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?