By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Skënderbeu, figurë përbashkuese për të gjithë shqiptarët
January 17, 2026
Shkencëtarët: Toka ka gjashtë, jo shtatë kontinente
January 17, 2026
Trump vendos tarifa për 8 vende evropiane. Reagimet po vijnë: “Nuk do të na shantazhoni”
January 17, 2026
Tërhiqet Bekë Berisha, KB Prishtina së shpejti me UD kryetar të ri
January 17, 2026
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
January 17, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prezantohet profili i Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prezantohet profili i Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt
Lajme

Prezantohet profili i Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Kosova Times
Last updated: 2025/12/02 at 3:22 PM
Kosova Times Published December 2, 2025
Share
SHARE

Në Sallën e Kuvendit të Komunës është mbajtur sot sesioni publik për prezantimin e profilit ekzistues të Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt. Në hapje të këtij sesioni morën pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt,  Agim Aliu, drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Arbër Bytyqi, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe përfaqësues të kompanisë INSI.

 

Në një njoftim në rrjetet sociale bëhet e ditur se gjatë hapjes zyrtare të këtij konsultimi publik, kryetari Aliu theksoi se ky proces është një ndër më të rëndësishmit për komunën.

“Sot nis një epokë e re, një kapitull i ri për Ferizajn, i cili duhet të ketë përmbajtjen dhe dimensionin e zhvillimit që tashmë ka marrë qyteti. Ferizaj është qyteti i tretë për nga numri i banorëve dhe i dyti për nga zhvillimi ekonomik. Por, Ferizaj tashmë ka edhe një epitet tjetër – epitetin e pushtuesit të lartësive, sukseseve dhe fitoreve; pushtuesit të modelit të transformimit dhe të mënyrës se si duhet të ecë përpara një qytet,” tha Aliu.

Ai falënderoi qytetarët për kontributin e vazhdueshëm gjatë viteve, i cili ka ndikuar në transformimin urban të Ferizajt, duke theksuar se Plani Zhvillimor Komunal është dokument i rëndësishëm strategjik për të ardhmen e qytetit.

“Ky dokument duhet të ketë vizionin e duhur, në mënyrë që edhe kur unë të mos jem më kryetar, pasardhësi im të ketë rrugën e trasuar për të punuar për gjeneratat që vijnë,” shtoi kryetari Aliu.

Për rëndësinë e procesit foli edhe drejtori i Urbanizimit,  Arbër Bytyqi, i cili theksoi se PZHK është një ndër dokumentet më të rëndësishme strategjike të Komunës së Ferizajt.

Në këtë takim, përfaqësues të kompanisë INSI, e cila është kontraktuar për hartimin e PZHK-së, sqaruan se qëllimi i sesionit ishte informimi i qytetarëve për fazat e hartimit të planit, metodologjinë e punës, si dhe kornizën ligjore dhe institucionale që e rregullon këtë proces.

Plani Zhvillimor Komunal do të hartohet përmes disa fazave, duke garantuar transparencë të plotë për qytetarët dhe të gjitha grupet e interesit.

You Might Also Like

Kurti: Skënderbeu, figurë përbashkuese për të gjithë shqiptarët

Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë

Jusuf Gërvalla përmes kujtimeve të Flora Brovinës dhe Shyqri Galicës

UGSh reagon ndaj propozimit per mbuljen e RTPSh

Izraeli për komitetin e Trumpit për Gazën: “Nuk ishte i koordinuar me ne”

Kosova Times December 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Fjalimi i ashpër i Greta Thunberg në Romë kundër Melonit: Dhjetëra mijëra njerëz e duartrokitën

Kosova Times Kosova Times November 29, 2025
FFK reagon ndaj provokimeve në ndeshjen Farul Constanta-Mitrovica
Biserko: “Serbët e Kosovës nuk kanë lidershipin e tyre që mund të hyjë në bisedime me Prishtinën”
21 kilogram marihuanë gjetën në kufi, i dyshuari u arratis
Nuk kanë kanalizim, por u shkon fatura, ankohen banorët e Rekës së Keqe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?