Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook ka thënë se autoritetet po fokusohen në mbylljen e rrugëve të kontrabandës dhe të inkurzioneve të terroristëve dhe ekstremistëve në veri të Kosovës.
Sveçla deklaroi se paralelisht me këto masa po krijohen edhe “shtigje të reja” për qytetarët dhe institucionet e rendit, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së kufijve të vendit.
Ministri nënvizon se këto veprime janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar rendin dhe sigurinë publike, duke garantuar një ambient më të sigurt për qytetarët.



