By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Skënderbeu, figurë përbashkuese për të gjithë shqiptarët
January 17, 2026
Shkencëtarët: Toka ka gjashtë, jo shtatë kontinente
January 17, 2026
Trump vendos tarifa për 8 vende evropiane. Reagimet po vijnë: “Nuk do të na shantazhoni”
January 17, 2026
Tërhiqet Bekë Berisha, KB Prishtina së shpejti me UD kryetar të ri
January 17, 2026
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
January 17, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Inteligjenca Artificiale me rreziqe për privatësinë dhe liritë individuale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Inteligjenca Artificiale me rreziqe për privatësinë dhe liritë individuale
Lajme

Inteligjenca Artificiale me rreziqe për privatësinë dhe liritë individuale

Kosova Times
Last updated: 2025/12/02 at 9:28 PM
Kosova Times Published December 2, 2025
Share
SHARE

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se mbrojtja e të drejtave themelore po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje.

 

Gjatë konferencës ndërkombëtare me temë “E Ardhmja e të Drejtave të Njeriut në mes të Transformimeve Globale: Sfidat Kombëtare dhe Detyrimet Ndërkombëtare”, në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të themelimit të institucionit të Avokatit të Popullit, ai paralajmëroi se inteligjenca artificiale dhe zhvillimi i shpejtë teknologjik po krijojnë rreziqe të reja për privatësinë dhe liritë individuale, me ndikim më të madh se çdo mekanizëm tradicional shtetëror.

“Algoritmat sot kanë fuqinë të ndikojnë drejtpërdrejt në të drejtat tona, madje më shumë se dështimi i një autoriteti publik. Është thelbësore të ruajmë parimet mbi të cilat brezat kanë kontribuar”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, tha se në kohë krizash globale, shtetet nuk duhet ta humbasin fokusin nga individi si bartës i së drejtave dhe lirive.

“Shoqëritë demokratike nuk duhet të dorëzohen para presioneve që privilegjojnë kolektivin në emër të stabilitetit. Në epiqendër duhet të mbetet dinjiteti i njeriut”, ka thënë Basha.

Ndërsa kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, nënvizoi se pavarësia e gjyqësorit mbetet garancia kryesore për besimin e qytetarëve në drejtësi.

“Një Kushtetutë jeton përmes zbatimit dhe respektimit të saj. Pavarësia e gjyqësorit është e drejtë e qytetarëve për drejtësi të paanshme”, tha Rexhepi, duke shtuar se institucionet duhet të jenë të gatshme për sfidat që sjell digjitalizimi dhe mbikëqyrja e të dhënave.

Drejtoresha e Agjencisë së BE-së për të Drejtat Themelore, Sirpa Rautio, theksoi se mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut është themeli i paqes dhe drejtësisë në Evropë.

Në një kohë transformimesh teknologjike dhe tensionesh globale, mesazhi kryesor i konferencës ishte i qartë: mbrojtja e të drejtave të njeriut duhet të qëndrojë në qendër të politikave publike dhe zhvillimeve teknologjike.

You Might Also Like

Kurti: Skënderbeu, figurë përbashkuese për të gjithë shqiptarët

Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë

Jusuf Gërvalla përmes kujtimeve të Flora Brovinës dhe Shyqri Galicës

UGSh reagon ndaj propozimit per mbuljen e RTPSh

Izraeli për komitetin e Trumpit për Gazën: “Nuk ishte i koordinuar me ne”

Kosova Times December 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletarrest për policin e Kosovës

Kosova Times Kosova Times May 24, 2025
Trafiku në Prishtinë dhe Kryetari Përparim Rama
40 deputetë propozojnë themelimin komisionit hetimor për kontrata një burimore
Vendet e G7 premtojnë të rrisin presionin ndaj sanksioneve ndaj Rusisë
VUÇIQ NË PROBLEME TË MËDHA: Një deputet i Parlamentit Evropian zbuloi se çfarë e pret Serbinë…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?