By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali në diplomacinë e BE-së, tallja e Budapestit dhe Moskës
December 2, 2025
Veza e Dimrit e Fabergé-s shitet për 26 milionë dollarë, një rekord
December 2, 2025
“Së shpejti do të sulmojmë brenda Venezuelës”
December 2, 2025
Putini bisedon me njeriun e Trumpit për tre orë. Zelensky: Kemi një marrëveshje të re me SHBA-në
December 2, 2025
Fëmijët dhe rrjetet sociale, mungesa e kontrollit rrit rreziqet
December 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Numri i marrëveshjeve për pranimin e fajësisë rritet ndjeshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Numri i marrëveshjeve për pranimin e fajësisë rritet ndjeshëm
Uncategorized

Numri i marrëveshjeve për pranimin e fajësisë rritet ndjeshëm

Kosova Times
Last updated: 2025/12/02 at 9:32 PM
Kosova Times Published December 2, 2025
Share
SHARE

Numri i rasteve të marrëveshjeve për pranimin e fajësisë nga ana e prokurorive është rritur dukshëm.

 

Kjo procedurë, e cila parashihet në kodin e procedurës penale, synon përshpejtimin dhe trajtimin më efikas të çështjeve penale.

Derisa në nivel vendi numri i rasteve me këtë procedurë janë shënuar me rritje nga vitet e kaluara, në Prokurorinë Themelore të Pejës numri i marrëveshjeve për pranimin e fajësisë është rritur mbi 140 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

“Në këto 10 muaj kemi parë rritje mbi 140 për qind krahasuar me vitin paraprak 2024 dhe kjo ka shërbyer shumë për humanizimin e të gjitha çështjeve penale. Njëkohësisht kemi bërë marrëveshje me palë, me ç’rast të gjitha janë deponuar në gjykatat kompetente. Gjithashtu ka pasur edhe ndërmjetësime, ku rastet e ndërmjetësimeve kanë shënuar rritje të dukshme”, ka thënë Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Kjo procedurë vlerësohet se lehtëson punën përgjatë zinxhirit polici-prokurori-gjykatë, veçanërisht në gjykatat themelore. Nga Gjykata Themelore e Ferizajt, për televizionin kanë treguar për numrin e marrëveshjeve të pranimit të fajësisë dhe për rastet e ndërmjetësimit.

“Përmes Prokurorisë Themelore në Ferizaj kemi pranuar të dhëna lidhur me rastet të cilat së bashku me aktakuzë janë dorëzuar edhe marrëveshja për pranimin e fajësisë dhe si e tillë si shifër është që për periudhë janar shtator 2025 janë dorëzuar gjithsej 42 lëndë. Ndërsa, sa i përket rasteve të ndërmjetësimit të cilët kanë arritur palët marrëveshje me ndërjmetësim për periudhë nga janar nëntor 225 janë përfundur gjithsej 183 lëndë”, kanë thënë nga kjo gjykatë.

Megjithatë, avokatët theksojnë se prokuroritë kanë hezituar në zbatimin e plotë të kësaj. Avokati Naim Rudari shpreh shqetësimin se gjykatat nuk po e zbatojnë mundësinë e shqiptimit të dënimeve nën minimumin ligjor, ashtu siç e parasheh ligji në rastet me marrëveshje.

“Çka është shqetësuese tani, arritja e disa marrëveshjeve mes të akuzuarve, mbrojtësve të tyre dhe prokurorisë: gjykata ka filluar t’i pranojë marrëveshjet si të tilla, por po shqipton dënime më të larta sesa është rekomanduar me marrëveshje. Kjo është absolutisht e papranueshme dhe e paligjshme, sepse marrëveshja, nëse palët pajtohen dhe është e përpiluar sipas dispozitave ligjore, nuk mund të refuzohet. Gjykata nuk mund të shqiptojë dënim në asnjë formë jashtë marrëveshjes”, ka thënë ai.

Rudari nënvizon se Gjykata e Apelit dhe Supremja i kanë kthyer disa vendime në përputhje me marrëveshjet, pasi, sipas tij, nuk ka kuptim që marrëveshja të lidhet, ndërsa dënimi të jetë më i lartë sesa ai i paraparë me marrëveshje.

You Might Also Like

Sallahu: Çdo rekomandim i Komisionit të Venecias të trajtohet me kujdes

Rubio nuk do të marrë pjesë në takimin e NATO-s, shpjegimet vijnë nga Uashingtoni

Putin nënshkroi një dekret për udhëtimin pa viza për qytetarët kinezë

NATO po shqyrton “opsionet e saj ofensive” kundër Rusisë – Planifikon të ndërmarrë veprime “parandaluese”

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times December 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

KFOR-i jep detaje për mjetin e pashpërthyer që u gjet në Leposaviq

Kosova Times Kosova Times April 9, 2024
Në Austri, arrestohet djalit i një diplomati rus nen dyshimin për spiunazh
Nisja e anijes kozmike Soyuz në ISS u anulua disa sekonda para nisjes
Iku nga Sllovenia, por arrestohet në Kosovë
Përfshirja ruse në Banjskë, në fazën e hetimeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?