“Pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave dhe pagesës së faturave nga Komuna e Prishtinës, N.P.K. “Trafiku Urban” SHA ju njofton se nga nesër, më datë 03 dhjetor 2025, do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik”, thuhet në njoftim.

Ndërprerja e transportit gjatë ditëve të fundit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes.

“Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë me të cilat qytetarët janë detyruar të përballen gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe i falënderojmë për mirëkuptimin e treguar”, theksohet një njoftim.