Policia e Kosovës, njofton se në bashkëpunim me UNDP-në, respektivisht Programin për Siguri (KSSP) ka organizuar një trajnim specifik njëjavor, me qëllim të avancimit edhe më tutje të kapaciteteve kibernetike për hetuesit që punojnë me raste të ndërlikuara në Surface Internet, Darknet dhe Darkweb.
“Trajnimi përfshin hetimin potencial të trafikimit të paligjshëm të armëve, teknikat OSINT, analizën e kriptovalutave dhe aftësi të tjera digjitale që ndihmojnë policinë të gjurmojë dhe të reagojë ndaj kërcënimeve të reja në hapësirën online”, njofton Policia.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Udhërrëfyesit Rajonal për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta dhe tregon angazhimin e përbashkët për bashkësi më të sigurta dhe bashkëpunim më të fortë rajonal.
“Në trajnim po marrin pjesë hetues nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë, të cilët do të forcojnë aftësitë praktike dhe do t’ju ndihmojë që zbatimi i ligjit të jetë edhe më i përgatitur, për të parandaluar dhe për të hetuar aktivitetet e paligjshme që cenojnë sigurinë publike|, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.




