By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Latifi:I përkushtuar për kushte më të mira për persona me nevoja të veçanta
December 3, 2025
Japonia mbështet pastrimin e zonave të minuara në Kosovë
December 3, 2025
Muja: Në Kosovë importohet energji elektrike nga Serbia më pak se 1%
December 3, 2025
Osmani dekoron aktivistët për të drejtat e personave me nevoja të veçanta
December 3, 2025
Krasniqi i VV-së u kundërpërgjigjet ambasadorëve për Listën Serbe
December 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Japonia mbështet pastrimin e zonave të minuara në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Japonia mbështet pastrimin e zonave të minuara në Kosovë
Lajme

Japonia mbështet pastrimin e zonave të minuara në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2025/12/03 at 2:07 PM
Kosova Times Published December 3, 2025
Share
SHARE

Sot, u mbajt ceremonia e Nënshkrimit të Grantit për “Projektin për Pastrimin e Minave në Zonën Kufitare të Jugperëndimit të Kosovës” në kuadër të Asistencës së Grantit për Sigurinë Bazike Njerëzore në (GGP).

 

Grant Kontrata u nënshkrua nga Hiroyasu Tanigaki, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë dhe Fred. Wellesley, Menaxher i Programit të HALO Trust Kosova, partnerit zbatues të projektit, njofton Ambasada e Japonisë në Kosovë. Në ceremoni morën pjesë edhe viktima të minave tokësore nga Prizreni .

Tanigaki përgëzoi HALO Trust për përpjekjet e tyre të vazhdueshme në aktivitetet për pastrimin e minave përgjatë 25 viteve. Ai gjithashtu shprehu kënaqësinë për kontributin në iniciativat të cilat do ta sjellin vendin më afër qëllimit kombëtar për t’u pastruar nga minat tokësore dhe mbetjet e municioneve thërrmuese deri në vitin 2030.

Ky është një nga projektet më të mëdha të GGP-së Japoneze në Kosovë, dhe njëherit projekti i katërt i deminimit përmes kësaj skeme të granteve.

“Projekti për Pastrimin e Minave në Zonën Kufitare të Kosovës Jugperëndimore” synon të eliminojë minat tokësore nga një total prej 4.71 hektarësh në zonën e Gorozhup në Komunën e Prizrenit, Glloboqicë në Komunën e Dragashit dhe Gjocaj në Komunën e Junikut, duke mundësuar qasje në shkëmbinj dhe pyje si dhe zhvillimin e turizmit. Ky projekt do të mundësoj kalimin e sigurt për 1,593 banorët të tre fshatrave dhe zonave përreth, si dhe përafërsisht 7,500 alpinistë dhe roje kufitare çdo vit. Vlera totale e projektit është njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind e dymbëdhjetë euro (164,912 euro)”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se si një nga skemat e Asistencës Zyrtare të Japonisë për Zhvillim, GGP ndihmon OJQ-të dhe institucionet publike lokale në përpjekjet e tyre për t’iu përgjigjur nevojave të ndryshme të zhvillimit socio –ekonomik në nivel bazik. Qëllimi është të përmirësohen Nevojat Bazike Njerëzore duke targetuar kryesisht fushat si: shëndetin, arsimin, mjedisin dhe mirëqenien sociale. Synimi kryesorë është të përmbushen nevojat e larmishme të komuniteteve lokale duke ndikuar drejtpërdrejtë në mirëqenien e komuniteteve bazë duke mbështetur drejtpërdrejt aktivitetet e zhvillimit në mënyrë të shpejtë dhe të saktë.

Në Kosovë, Japonia e ka zbatuar skemën GGP që para se vendi të fitonte pavarësinë. Deri më sot, shuma totale e GGP- së së Japonisë arrin në 4,350,715 euro për 65 projekte në të gjithë Kosovën .

You Might Also Like

Latifi:I përkushtuar për kushte më të mira për persona me nevoja të veçanta

Muja: Në Kosovë importohet energji elektrike nga Serbia më pak se 1%

Osmani dekoron aktivistët për të drejtat e personave me nevoja të veçanta

Krasniqi i VV-së u kundërpërgjigjet ambasadorëve për Listën Serbe

Sallahu: Barazia në pronë është baza e pavarësisë

Kosova Times December 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Millatoviq: Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi sa më shpejt

Kosova Times Kosova Times April 12, 2023
Kërcënimi gjerman nxjerr bllof Ramën, Bushati tregon si u zbulua lëvizja e tij kundër Kosovës: Sarrazin i kërkon me ngulm Kurtit…
Policia tregoi sesi nxorri gra dhe fëmijë nga Avdiivka
Ministrja e jashtme gjermane drejtoi gishtin drejt Kinës: “Ata i japin ndihmë ekonomike dhe të armatosur Rusisë, në vend që të marrin përgjegjësinë”
Britania e Madhe do ta njohë sot Palestinën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?