Ai theksoi se “ky koalicion ndërton një front të përgjegjësisë për qeverisje të mirë, rikthimin e institucioneve, transparencë, zhvillim ekonomik dhe përforcim të meritave, qytetarit dhe Kosovës së përbashkët”.

Abdixhiku shtoi se me PD-në dhe AKR-në ndajnë vlerat pro-perëndimore, bindjen se Kosova meriton qeveri stabile dhe vizionare, dhe qëllimin për ta përshpejtuar rrugën drejt BE-së, NATO-s, OKB-së dhe për të forcuar partneritetin me SHBA-të.

“Kjo është pjesë e përpjekjes më të madhe të LDK-së për të ndërtuar një shumicë të re politike që e nxjerr vendin nga kriza, e hap zhvillimin, e kthen shpresën dhe e udhëheq Kosovën me maturi e dinjitet,” tha Abdixhiku.