Hundozi në rrjetet sociale ka thënë se është privilegj të përfaqësojë RTK-në në Asamblenë e Përgjithshme, organin më të lartë vendimmarrës të EBU-së.

“Transmetuesit publikë nga Evropa diskutojnë sfidat dhe zhvillimet që prekin të gjitha mediat publike: pavarësinë editoriale, financimin, teknologjitë e reja, sigurinë kibernetike dhe transformimin digjital”, ka shkruar Hundozi.

Tutje, ai bëri të ditur se pjesëmarrja në këtë forum mundëson shkëmbimin e përvojave që shërben në forcimin e bashkëpunimit mes partnerëve.

“Pjesëmarrja në këtë forum na jep mundësinë të shkëmbejmë përvoja dhe të forcojmë bashkëpunimin me partnerët tanë, duke kontribuar në zhvillimin dhe modernizimin e RTK-së”, ka shkruar Hundozi.