By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kelmendi nuk rikthehet si u.d. Kryeprokuror i Shtetit, i refuzohet kërkesa
December 5, 2025
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të parave
December 5, 2025
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan
December 5, 2025
Qeveria mbështet Sharrin me gati 1 milion euro për qendrën e re kulturore
December 5, 2025
Syla: Më 13 dhjetor protestojmë në Shkup për padrejtësitë në Hagë
December 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan
Lajme

Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan

Kosova Times
Last updated: 2025/12/05 at 12:45 PM
Kosova Times Published December 5, 2025
Share
SHARE

Komiteti për Evropën i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA mbajti të martën një seancë dëgjimore me temën “Pika e nxehtë: rruga drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

 

Në një analizë të publikuar në peacefare.net, profesori amerikan Daniel Serwer vlerësoi se, ndonëse rajoni ende nuk është “pikë e nxehtë”, ai mund të shndërrohet lehtë në të tillë nëse vazhdon të mungojë ndryshimi politik demokratik.

Sipas Serwer, problemi kryesor nuk është mungesa e stabilitetit, por fakti që “stabiliteti aktual mbahet përmes korrupsionit, tensioneve etnike dhe autokracisë”.

Në vlerësimin e tij për seancën, Serwer theksoi se shumë prej dëshmive dhe pyetjeve të kongresistëve ishin të arsyeshme. Ai vuri në dukje se dëshmitarët dhe anëtarët e Kongresit ndanë të njëjtin qëndrim se Serbia mbetet burimi i shumë problemeve në Ballkan, për shkak të korrupsionit, qeverisjes autokratike, lidhjeve të ngushta ekonomike e ushtarake me Kinën dhe marrëdhënieve politike e financiare me Rusinë. Ata kërkuan mbështetje të qartë për Kosovën dhe shqiptarët në jug të Serbisë, pavarësisht hezitimit të disa zyrtarëve të Departamentit të Shtetit ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Serwer theksoi se kongresistët ngritën dilema serioze edhe për vendimin e Administratës Trump për të hequr sanksionet ndaj Milorad Dodik dhe bashkëpunëtorëve të tij, një veprim për të cilin askush nuk mundi të identifikonte ndonjë përfitim të qartë për SHBA-në. Për më tepër, u ngritën pikëpyetje nëse ky vendim ishte ndikuar nga lobistë të afërt me ish-presidentin Trump apo madje nga interesa private të familjes së tij. Disa prej dëshmitarëve propozuan që sanksionet të rivendosen.

Megjithatë, Serwer kundërshtoi optimizmin e disa dëshmitarëve për mundësinë që Serbia të kthehet drejt Perëndimit. Ai argumentoi se përpjekjet e administratës Biden për katër vite kanë rezultuar të pasuksesshme, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk ka interes të rrezikojë pushtetin duke luftuar korrupsionin, duke shkëputur lidhjet me Moskën e Pekinin apo duke lejuar lirinë e mediave dhe të drejtësisë.

Sipas tij, Vuçiq nuk e dëshiron as anëtarësimin e Serbisë dhe Bosnjës në NATO dhe është më i interesuar për projekte private me vlerë politike në Uashington, siç është projekti i diskutuar i një hoteli të Donald Trump në Beograd.

Një tjetër çështje e nxehtë në seancë ishte qëndrimi i Max Primorac nga Heritage Foundation, i cili kërkoi eliminimin e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe krijimin e një “entiteti të tretë” për kroatët.

Serwer paralajmëroi se një levizje e tillë do të shembte marrëveshjen e Dejtonit dhe do të nxiste shkëputjen e entiteteve serbe dhe kroate, duke rrezikuar një konflikt të ri me një entitet boshnjak të paqartë në qendër të vendit. Ai vlerësoi se Luke Coffey dhe Ed Joseph vepruan me maturi duke mbështetur ruajtjen e Dejtonit.

Primorac përmendi gjithashtu mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare me SHBA-në, si eksportet energjetike dhe importet e mineraleve të rralla, por Serwer theksoi se kushtet ekonomike dhe niveli i lartë i korrupsionit në rajon për momentin nuk krijojnë klimë të favorshme për investimet private.

Në analizën e tij, Serwer paralajmëroi për atë që e quajti “iluzioni i stabilitetit” në Ballkan, duke theksuar se rajoni është “shumë i qëndrueshëm” pikërisht sepse stabiliteti mbahet nga korrupsioni, tensionet etnike dhe forcat anti-demokratike. Sipas tij, stabiliteti i rremë mund të shembet shpejt nëse grupet e pushtetit vendosin të kërkojnë më shumë fuqi ose përfitime.

Ai argumenton se Ballkani ka nevojë për ndryshime të mirëfillta politike në drejtim demokratik, evropian dhe perëndimor, dhe jo për ruajtjen e status quo-së. Ndryshimi, sipas tij, nënkupton më shumë të drejta individuale në Bosnje, forcim të sovranitetit të Kosovës dhe zvogëlim të autokracisë në Serbi. Serwer theksoi se SHBA mund të luajë rol mbështetës në këtë proces, por përgjegjësia kryesore i takon qytetarëve të rajonit.

Ai përfundoi se, sapo vendet e Ballkanit të ndërmarrin hapa të vendosur drejt demokratizimit, rruga e tyre drejt anëtarësimit në BE dhe NATO do të bëhet shumë më e lehtë.

You Might Also Like

Kelmendi nuk rikthehet si u.d. Kryeprokuror i Shtetit, i refuzohet kërkesa

Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të parave

Qeveria mbështet Sharrin me gati 1 milion euro për qendrën e re kulturore

Syla: Më 13 dhjetor protestojmë në Shkup për padrejtësitë në Hagë

KQZ nis periudhën e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave

Kosova Times December 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lavrov rikonfirmon lidhjet e Rusisë me Korenë e Veriut

Kosova Times Kosova Times October 19, 2023
Liria dhe Drita luajnë baras në Prizren
DW per Vuçiqin: As në lindje, as në perëndim
Provokuan me flamur serb festën e të rinjve shqiptarë për 28 Nëntorin në Kumanovë, Prokuroria tha se nuk ka bazë dhe i la të lirë
“Zëra të padëgjuar”: Deri tani 84 burra të dhunuar seksualisht u janë drejtuar institucioneve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?