Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vizituar sot punimet që po zhvillohen për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në Sharr.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për fillimin e punimeve për transformimin e plotë të stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren. Sipas postimit të tij në Facebook, kontrata për këtë projekt është tashmë nënshkruar dhe punët përgatitore kanë nisur.
Kurti bëri me dije se tribunave ekzistuese në lindje dhe perëndim do t’u shtohen edhe tribunat në veri dhe jug, duke e bërë stadiumin një nga arenat sportive më moderne në vend. Me një kapacitet prej rreth 7,800 ulëseve, stadiumi do të shërbejë si vend i tifozëve të KF Lirisë dhe sportdashësve të shumtë të qytetit.
“Kosova do të ketë infrastrukturën më të mirë sportive në rajon”, shkroi Kurti, duke theksuar se investimet në stadiumet e futbollit në gjithë vendin tejkalojnë 200 milionë euro.






