By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky: Aksidenti fatal me helikopter është pasojë e luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zelensky: Aksidenti fatal me helikopter është pasojë e luftës
Rajon / Botë

Zelensky: Aksidenti fatal me helikopter është pasojë e luftës

Kosova Times
Last updated: 2023/01/19 at 9:26 AM
Kosova Times Published January 19, 2023
Share
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se “nuk ka aksidente në kohë lufte”, pasi 14 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri afër kryeqytetit ukrainas, Kiev më 18 janar.

Ukraina nuk ka pretenduar përfshirjen ruse, mirëpo Zelensky i ka thënë Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos, se tragjedia ka qenë pasojë e luftës.

Ministri i Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrsky, ka vdekur bashkë me kolegët e tij.

Helikopteri është rrëzuar në orët e mëngjesit të së mërkurës afër Kievit dhe njëri prej viktimave ka qenë fëmijë.

Vdekja e Monastyrskyt ka ndikim të madh në Qeverinë e Kievit, pasi Ministria e Brendshme ka detyrë të rëndësishme në ruajtjen e sigurisë dhe menaxhimin e policisë në kohë lufte.

Ai ka qenë figurë e njohur përgjatë luftës, pasi ka bërë shpesh përditësimin e numrit të viktimave të shkaktuara nga sulmet ruse, prej kur Moska ka nisur luftën në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Zelensky, po ashtu, e ka shfrytëzuar video-adresimin në Davos për t’iu bërë thirrje aleatëve që të dërgojnë më shpejt armët në Ukrainë, para se të nisë ofensiva e re ruse.

“Koha që e përdor bota e lirë për të menduar, shfrytëzohet nga shteti terrorist për të vrarë”, ka sqaruar ai.

Kjo deklaratë është interpretuar si kërkesë për Gjermaninë që të ngutet për dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë.

Perëndimi planifikon të dërgojë në Ukrainë tanke gjermane Leopard 2

Ka pasur raportime se Berlini nuk ka gatishmëri për të nisur këto pajise, nëse Shtetet e Bashkuara nuk zotohen për të dërguar në luftë tanket e tyre Abrams.

Ditë më parë edhe Mbretëria e Bashkuar është zotuar se do të nisë tanket e veta në Kiev.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Ukraina do të përfitojë “më shumë armë të rënda dhe më moderne”.

Ai ka thënë se vendet anëtare të aleancës veri-atlanetike, do të takohen të premten për të diskutuar se çfarë pajisje ushtarake do të dërgohen në Kiev.

You Might Also Like

Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania

Trupat ruse djegin kamionët e tyre për të ndaluar vendosjen e Pokrovsk

Ligjvënësit amerikanë planifikojnë të rëndojnë tërheqjen e Pentagonit nga Europa

Mediat ruse kritikojnë Vuçiçin: “Shpalli bashkëpunimin me ushtrinë evropiane”

Një polic ngacmoi një kamariere, pastaj qëlloi vëllanë e saj

Kosova Times January 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Presidentja sllovene viziton Kosovën

Kosova Times Kosova Times April 14, 2024
Alburov u kërkoi mediave të mos publikojnë dokumente në lidhje me vdekjen e Navalny në koloni – në mënyrë që të mos ndërhyjnë në hetim
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Dy yjet e estrades ne Serbi perplasen ne gjykate: Karleusha debat me Ceca Razhnatoviqin: “Ajo sapo më tha se jam varr me syze!”.
Macron dhe Papa për negociata, Biden për një paqe të drejtë në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?