“Kjo demonstron gatishmërinë e kësaj force për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë që mund të ndikojë në sigurinë në Kosovë dhe në stabilitetin rajonal. Misioni ynë vazhdon të integrojë aktivitetet e tij me përpjekjet e komunitetit të gjerë ndërkombëtar, përfshirë edhe mbështetjen për dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është në kontakt të rregullt me të gjithë homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësues të organizatave të sigurisë së Kosovës, shefin e EULEX-it dhe shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë”, theksohet në njoftim.