Policia ka ndërmarrë masa ndaj disa personave të dyshuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit, duke siguruar mbrojtje për viktimat dhe duke zbatuar ligjin ndaj agresorëve. Rastet përfshijnë sulme fizike dhe psikike në Prishtinë dhe Lipjan, ku viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.
Policia ka arrestuar disa persona për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit. Në Prishtinë,një person është arrestuar pasi pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht partneren e tij.
Po ashtu, në Prishtinë, një grua është arrestuar për shkaktim të dhunës psikike ndaj nënës së saj.
E në Lipjan, një burrë është arrestuar për shkak të dhunës psikike dhe fizike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.




