“Kemi numrin 116. Bashkë me qytetarët angazhohemi për një fitore edhe më të madhe”, ka shkruar kreu i LVV-së, Albin Kurti, në Facebook.

Bedri Hamza i PDK-së ka thënë se numri 130 qëndron si “numri i bashkimit për Kosovën”.

“Është numri i stabilitetit, normalitetit dhe zhvillimit ekonomik. Është numri i drejtimit të sigurt dhe rrugës evropiane për vendin tonë. 130 është numri i fitores!”, ka shkruar Hamza.

Ndërkohë, LDK e ka ndërlidhur programin e vet qeverisës me shpresën për vendin.

“Zgjedh shpresën! 123 është numri ynë!”, ka shkruar Lumir Abdixhiku.

“Krah teje” është slogani me të cilin do të garojë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“129 është numri i AAK-së në këto zgjedhje. Të renditur e në rresht si një, jemi krah teje Kosovë. Kosova na thërret! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Në anën tjetër, NISMA në këto zgjedhje mban numrin 122, ndërsa deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim në rrjetet sociale nga kreu i saj, Fatmir Limaj.

Ndërkohë, sot KQZ-ja i ka tërhequr numrat për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.