Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për deputetë, me të cilët përfaqësohet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Kosova sot ka nevojë për njerëz që i qëndrojnë vendit në krah, në çdo rrethanë. Ashtu siç edhe qytetari i Kosovës ka nevojë për përfaqësues të guximshëm dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit publik”, ka shkruar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në Facebook.
Ai ka njoftuar se me vendim të Këshillit Drejtues, 1/3 të kandidatëve u janë vendosur numrat duke pasur si kriter votën nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ndërsa për 2/3 te kandidatëve në listë është tërhequr shorti.
AAK garon me numrin 129 me moton “Krah teje”.




