By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
A do të bëhet Evropa fuqia kryesore e NATO-s deri në vitin 2027?
December 8, 2025
Kongresi Amerikan e Mbush Projektligjin e Mbrojtjes me Forca të Armatosura për Evropën
December 8, 2025
Pulë me bulgur
December 8, 2025
Sallatë me thjerrëza dhe bulgur
December 8, 2025
Sofrito Korfuzi me bulgur
December 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kthimi i gjyqtarëve e prokurorëve në veri, respektim të procedurave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kthimi i gjyqtarëve e prokurorëve në veri, respektim të procedurave
Lajme

Kthimi i gjyqtarëve e prokurorëve në veri, respektim të procedurave

Kosova Times
Last updated: 2025/12/07 at 10:43 PM
Kosova Times Published December 7, 2025
Share
SHARE

Dy institucionet:Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor do të vendosin në mënyrë të pavarur lidhur me gjyqtarët e prokurorët në komunat veriore.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi sqaron se KPK dhe KGJK e kanë autoritetin që t`i përcaktojnë kriteret dhe procedura se si duhet të kthehen gjyqtarët dhe e prokurorët e dorëhequr në veri. Është obligim i tyre, por këto procedura dhe kritere assesi nuk duhet të bëhen subjekt i debatit publik apo politik në dialogun Kosovë-Serbi.

“Duhet të kuptojnë që sistemi gjyqësor dhe prokurorial janë të pavarur dhe të njëjtit nuk munden që sa herë t’u teket politikës në Beograd apo edhe gjyqtarëve dhe prokurorëve serb, t’i shfrytëzojnë  gjyqësorin dhe prokurorinë për interesa të tyre politike, kështuqë mirë që edhe Brukseli është pajtuar me këtë fakt , prandaj kurdo që KGJK dhe KPK vlerësojnë që duhet të kthehen prokurorët dhe gjyqtarët serb është vendim i tyre por assesi të jetë marrëveshje politike mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, kohë më parë theksoi se gjyqësori ka qëndruar konsistent për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe nuk preferon një marrëveshje të dytë për integrimin e stafit serb në veri, pasi një proces i tillë do ta politizonte sistemin e drejtësisë.

“Ne nuk preferojmë të diskutohet sepse konsiderojmë që Kosovës nuk i duhet një marrëveshje e dytë e integrimit. Ajo ishte kompromisi më i madh sipas vlerësimit tonë, brenda atij konteksti mund t’i shikojmë mundësitë përndryshe në qoftë se shndërrohet në nivel diskutimi politik mund të hapen tema që do të ishin të papranueshme për ne sidomos në qoftë se do të bëheshin pjesë e sistemit

gjyqësor, njerëz që nuk kalojnë filtrin e zakonshëm qoftë të edukimit qoftë të konkurseve , provimin e jurisprudencës dhe të tjera që janë kushte për gjyqtarët”,tha ai.

Zogaj nënvizoi se rikthimi i mundshëm i gjyqtarëve dhe stafit serb duhet të ndodhë përmes kërkesës së tyre individuale dhe të vlerësohet brenda sistemit bazuar në kritere profesionale, derisa shtoi se nuk duhet të ngrihen diskutime politike për këtë çështje.

Gjyqtarët, prokurorët dhe stafi administrativ nga komuniteti serb në Gjykatën dhe Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhanë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ri regjistrimin e veturave që kishin

targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

You Might Also Like

OJQ-të nisin “Javën Kundër Korrupsionit 2025” me grevë njëditore

Policia e Prishtinës ekzekuton 152 urdhëresa dhe sekuestron 6 armë zjarri

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj

Presidenti i Hungarisë viziton Kosovën

Kosova Times December 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

OJQ: Praktika vazhdon, më shumë buxhet për komunat e partisë në pushtet

Kosova Times Kosova Times December 15, 2022
148 mësues janë persekutuar për qëndrime kundër luftës
Nives Celzijus ka pozuar me rroba banje, komplimentet vazhdojnë të vijnë… (FOTO)
Barbra Streisand njoftoi largimin e saj, thotë se nuk mund të jetojë në SHBA “nëse Trump bëhet president”
Konjufca: Donjeta dhe Distria, faleminderit për emocionet që na dhatë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?