Haradinaj tha se në periudhën e rezistencës paqësore, diaspora u bë “hambari i Kosovës”, duke siguruar mbështetjen ekonomike dhe morale që i duhej popullit në një kohë të vështirë. Ai rikujtoi se gjatë luftës, diaspora ishte e angazhuar në mënyrë aktive dhe u shndërrua në pjesë përbërëse të luftës për liri, duke kontribuar edhe në logjistikën e UÇK-së.

Sipas Haradinajt, vëllezërit dhe motrat nga diaspora ishin gjithashtu zëri i Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar para botës vuajtjet dhe padrejtësitë që po përjetonte vendi.

Ai shtoi se edhe pas luftës, diaspora ka qenë pranë Kosovës në çdo hap të rindërtimit dhe zhvillimit të saj.

“Diaspora dhe Kosova janë një, të pandashme”, përfundoi Haradinaj, duke i cilësuar bashkatdhetarët jashtë vendit si një forcë të pazëvendësueshme për shtetin.