Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me autorin, gazetarin dhe producentin radiofonik francez, Philippe Collin, i cili shoqërohej nga ambasadori i Francës, Olivier Guerot.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit ata diskutuan së bashku për historinë, letërsinë, aktualitetin gjeopolitik dhe dinamikat sociale posaçërisht në kontinentin tonë evropian.
“Philippe Collin i dhuroi kryeministrit romanin e tij të publikuar vitin e kaluar me titull “Barmeni i Ritzit”, ku trajtohen ngjarje nga okupimi nazist i Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore, bazuar në historinë e vërtetë dhe spektrin e shankistit Frank Mejer, nga hoteli Ritz në Paris”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se kryeministri në detyrë e falënderoi Collin për bisedën dhe librin, duke shprehur mirënjohjen për shkëmbimin e sotëm dhe vlerësimin për krijimtarinë dhe punën e tij.




