Territori nuk është vetëm një temë e ndjeshme në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë, por gjithashtu, duke qenë se mbrohet nga kushtetuta, një problem ligjërisht i pakapërcyeshëm për Kievin.
Edhe nëse Presidenti Volodymyr Zelensky pranon të bëjë lëshime ndaj Rusisë , kushtetuta e Ukrainës thjesht nuk i jep atij autoritetin për të marrë vendime vetëm në territorin e vendit, shkruan Olga Malchevska, korrespondente e BBC-së për Evropën Lindore.Sipas nenit 73 të Kushtetutës së Ukrainës, çdo ndryshim kufitar mund të kryhet vetëm përmes një ‘referendumi të përgjithshëm’. Kjo do të thotë që të gjithë qytetarët ukrainas, në të gjitha rajonet, duhet të kenë të drejtën të votojnë lirisht, pa presion.
Ky grup përfshin gjithashtu banorët e territoreve të pushtuara – rreth 20 përqind e territorit që aktualisht është nën kontrollin rus, duke përfshirë Krimenë , Donbasin dhe pjesë të Zaporizhias dhe Khersonit , si dhe vijat e frontit. Kushtetuta gjithashtu thotë qartë se një referendum nuk mund të mbahet gjatë një gjendjeje lufte.



