Një incident i tmerrshëm ndodhi në atraksionin e famshëm turistik në Spanjë, Tenerife, kur një valë e fuqishme përfshiu në det një grup notarësh, ndërsa ata ndodheshin në një pishinë të njohur përgjatë bregdetit shkëmbor.
Roja Bregdetare nxori katër trupa. Ata janë turistë nga Rumania dhe Sllovakia.
Pishina në Isla Cangrejo, në bregdetin e Los Gigantes në Tenerife, është shumë e popullarizuar në mesin e turistëve të huaj.
E kufizuar nga shkëmbinj vullkanikë nga njëra anë dhe e rrethuar nga deti nga ana tjetër, pishina ndodhet pothuajse në nivelin e detit dhe mund të jetë shumë e rrezikshme gjatë deteve të trazuara.
Banorët thanë se notarët injoruan shenjat që i paralajmëronin të mos hynin në pishinë.
Emilio Navarro, kryebashkiaku i Santiago Del Tiede, shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave.
Ai tha se autoritetet po ndërmarrin hapa për të paralajmëruar notarët për rreziqet dhe për t’i dekurajuar ata që të mos përdorin pishinën gjatë deteve të trazuara.
“U kërkojmë njerëzve t’i kushtojnë vëmendje tabelave të vendosura nga autoritetet”, tha ai.



