Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë më 11 nëntor, ku Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “zbardhje të fshehtësisë zyrtare”.

Muharremi akuzohet për “ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria thotë se veprimet e të pandehurve kanë shkaktuar një dëm prej 2,912,134.78 euro ndaj buxhetit të shtetit.

“Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, ata me dashje ia kanë vënë këtë informacion në dispozicion të një afaristi”, thuhet në aktakuzë.

Hajdari ka reaguar duke thënë se blerjet janë bërë sipas ligjit.

Ish-zëvendëssekretari i MINT, Irfan Lipovica, dhe drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore, Hafiz Gara, u arrestuan në gusht 2023, pas publikimit të audio-incizimeve që sugjeronin se disa rezervat, përfshirë vajin dhe grurin, nuk kishin arritur kurrë në Kosovë. Po ashtu, u arrestua edhe afaristi Ridvan Muharremi.