Policia ka raportuar për një rast të kontrabandimit të kafshëve në afërsi të fshatit Dumnicë. Sipas njoftimit, i dyshuari është vërejtur duke transportuar disa kafshë dhe, në momentin kur ka parë patrullën policore, ka tentuar të ikë nëpër rrugë malore.
Në mjetin e tij të lëvizjes (qerre) janë gjetur 21 krerë dele, të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme ligjore.
I dyshuari më pas është paraqitur vetë në polici. Pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin po vazhdojnë.




