By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 shkurt
February 3, 2026
Ruaje këtë datë, 15 shkurti ndryshon gjithçka: Qielli hapet për 3 shenja, mjerimi bëhet një gjë e së kaluarës dhe mbërrijnë para të mëdha
February 2, 2026
Zgjidh atë që është më i bukuri për ty dhe do të zbulosh talentin me të cilin Zoti të ka shpërblyer
February 2, 2026
Receta indiane ne shtepi me nje meny te plote
February 2, 2026
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton “kapen” në Paris pasi u njoftua se ishin në një lidhje
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Izrael promovohet libri `Kosova në 100 fotografi`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Në Izrael promovohet libri `Kosova në 100 fotografi`
Uncategorized

Në Izrael promovohet libri `Kosova në 100 fotografi`

Kosova Times
Last updated: 2025/12/14 at 11:10 AM
Kosova Times Published December 14, 2025
Share
SHARE

Në ambientet e Ambasadës në Jerusalem u zhvillua një tjetër aktivitet në kuadër të serisë së promovimeve letrare “Kosova në Izrael”. Me këtë rast, patëm kënaqësinë të prezantojmë librin fotografik “Kosova në 100 fotografi” të autores Elona Gjata, një botim me vlera të veçanta artistike dhe dokumentare.

 

Libri “Kosova në 100 fotografi” synon promovimin e trashëgimisë kulturore dhe historike të Republikës së Kosovës. Përmes imazheve të përzgjedhura me kujdes, ai vë në fokus ngjarje, vende dhe objekte që lidhen ngushtë me identitetin kombëtar dhe jetën e përditshme të qytetarëve. Kujtesa fotografike e këtij botimi dëshmon mënyrën se si traditat, memoria historike dhe kultura janë ruajtur ndër dekada, përkundër tranzicioneve të shumta politiko-shoqërore, si dhe pasqyron transformimet e ndodhura pas luftës së viteve 1998–1999 dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Një rëndësi e veçantë gjatë aktivitetit iu kushtua edhe broshave artizanale, të punuara nga gratë – viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Këto brosha, të realizuara me përkushtim dhe dinjitet, përfaqësojnë një simbol të fuqishëm të qëndrueshmërisë, shpresës dhe forcës së tyre. Mysafirëve të pranishëm iu dhurua nga një broshe, si shenjë respekti, solidariteti dhe kujtese për vuajtjet e përjetuara, por edhe për guximin dhe dinjitetin e grave që vazhdojnë të kontribuojnë në shoqëri.

Diskutimi rreth librit u moderua nga profesori Yehuda Hamovitz, i cili gjatë mbrëmjes prezantoi gjithashtu shoqatën KIFF (Kosovo Israel Friendship Foundation), të cilën ai e ka themeluar për të mbështetur forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet popullit të Kosovës dhe atij izraelit./rtk

You Might Also Like

Rritje e rasteve të vjedhjeve: Tre të mitur arrestohen në Prishtinë

Kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, tre në pranga dhe katër nën hetim

Redaksia qendrore miraton fjalësin përfundimtar të Enciklopedisë shqiptare

Fituesi i lotarisë (80) financoi rrjetin më të madh të ilaçeve të falsifikuara në Mbretërinë e Bashkuar

Arrestohet personi i kërkuar nga INTERPOL-i për trafik narkotikësh

Kosova Times December 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hamza: Zgjedhjet e brendshme të PDK-së, hap i domosdoshëm

Kosova Times Kosova Times January 19, 2026
U shënua Dita e Dëshmorëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”
Ndikimi i sanksioneve amerikane ndaj flotës ruse të naftës
Studentët në Gjakovë protestojnë në përkrahje të çlirimtarëve
Paralajmërohet rënie e temperaturave dhe stuhi me rrebeshe shiu e breshëri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?