By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”
December 16, 2025
BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë
December 16, 2025
Marrëveshja Kosovë-Danimarkë, certifikohen 15 zyrtarë korrektues
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KEK dhe komunat Obiliq e Fushë Kosovë me thellim bashkëpunimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KEK dhe komunat Obiliq e Fushë Kosovë me thellim bashkëpunimi
Lajme

KEK dhe komunat Obiliq e Fushë Kosovë me thellim bashkëpunimi

Kosova Times
Last updated: 2025/12/15 at 10:46 PM
Kosova Times Published December 15, 2025
Share
SHARE

Projektet kryesore që ka Korporata Energjetike e Kosovës ia ka bërë të ditura kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, kryetarit të Obiliqit Halil Thaçi me te cilin zhvilloi takim sot.

 

Ai i ka treguar kreut të ri komunal se projektet kryesore përfshijnë modernizimin e njësive prodhuese, projektin e elektrofiltrave, i cili, thuhet se pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit, si dhe projektin solar me kapacitet prej mbi 100 MW.

Por, që realizimi të jetë i suksesshëm, sipas KEK-ut duhet përkrahje nga Komunës së Obiliqit.

“Po ashtu, është theksuar se KEK Sh.A., në kuadër të përgjegjësive sociale të korporatës, është në fazën përfundimtare të procedurave administrative për projekte të dedikuara për komunitetin dhe banorët e Komunës së Obiliqit, si dhe do të angazhohet që buxheti në këtë fushë të rritet edhe më tej”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Nga ana tjetër, kanë bërë të ditur se kryetari i Obiliqit, Thaçi, ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur të gjitha procedurat administrative të nevojshme për zbatimin e projekteve të KEK-ut.

“Njëkohësisht, ai ka paraqitur nevojën për përkrahjen e KEK Sh.A. ndaj komunës, veçanërisht në fushën e përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve, përmes projekteve konkrete si dhe aksioneve mbështetëse me makineri dhe resurse të tjera”, thuhet tutje në njoftim.

Në këtë takim bëhet e ditur se është arritur dakordim që të formohen ekipe të përbashkëta teknike për identifikimin dhe adresimin e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë, përfshirë aspektet teknike, mjedisore dhe administrative.

“KEK Sh.A. ka njoftuar gjithashtu se, pas përfundimit të punës së ekipeve teknike, do të iniciohet procesi i hartimit të një Memorandumi Mirëkuptimi me Komunën e Obiliqit, i cili do të formalizojë fushat e bashkëpunimit dhe mekanizmat e koordinimit institucional. KEK Sh.A. mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të hapur dhe korrekt me pushtetin lokal, me synim realizimin e projekteve që kontribuojnë në përmirësimin e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Gjithashtu, Hashani ka zhvilluar takim edhe me kreun e Fushë Kosovës, Valon Prebreza, të cilin po ashtu e ka njoftuar për projektet e KEK-ut.

Kryetari i Fushë Kosovës, bëhet e ditur se ka shprehur gatishmërinë e plotë për të adresuar dhe përkrahur të gjitha procedurat administrative të nevojshme për realizimin e projekteve të KEK-ut.

“Njëkohësisht, ai ka falënderuar KEK Sh.A. për përfshirjen e Komunës së Fushë Kosovës në projektet komunitare dhe ka theksuar nevojën për përkrahje të mëtejme edhe në fusha të tjera që ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, përfshirë mbështetjen me makineri, resurse teknike dhe infrastrukturë rrugore”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën

Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”

Marrëveshja Kosovë-Danimarkë, certifikohen 15 zyrtarë korrektues

Maqedonci zhvilloi takim virtual me shefen e operacioneve të NATO-s, Viehe

Kosova Times December 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Rusët sulmuan Ukrainën natën me 99 dronë dhe raketa. Tre të vrarë gjatë armëpushimit

Kosova Times Kosova Times April 21, 2025
Kundërshtari i Kosovës në Ligën e Kombeve mbetet pa trajner
Banka Botërore ul normën e interesit të huave, shton 30 miliardë dollarë në fondin e saj të kredive
“Papa nuk i kërkon Ukrainës të dorëzohet, por të negociojë”
Tre ditë zie në Dagestan: Më shumë se 15 policë dhe disa civilë të vrarë, gjashtë “banditë” të likuiduar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?